Video-mesazhi i Presidentes Osmani me rastin e diplomimit të 27 vajzave kosovare në fusha të ndryshme, në degën e energjisë në lowa të SHBA-ve nga Des Moines Community College (DMACC)
Presidentja: Ilaz Kodra dha jetën e tij duke i mbrojtur jetët e të tjerëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot ka bërë homazhe tek të rënët e fshatrave Shtuticë dhe Vërboc, si dhe ka vizituar kullën e Heroit Ilaz Kodra në 22-vjetorin e rënies së tij.
Presidentja Osmani pranon telegram urimi nga Lartmadhëria e Tij, Perandori Naruhito i Japonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi telegram urimi nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë. Në telegramin e urimit, Perandori i Japonisë përcolli urimet e përzemërta për Presidenten Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.
Presidentja Osmani priti në takim ministrin Vitia

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Presidentja Osmani zhvilloi takim virtual me ministren britanike për fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi takim virtual me Wendy Morton, Ministre për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Presidentja Osmani: Të gjitha ato “non-papers” që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjetin social Facebook, lidhur me “non-papers” e publikuar.
Presidentja Osmani: Meja është Srebrenica e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca, me Shoqatat e të Pagjeturve të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë dhe me familjarët e masakrës së Mejës, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës.
Presidentja: Fati i Kosovës i lidhur me fatin e të pagjeturve të zhdukur me dhunë

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministrin Albin Kurti, sot kanë bërë nderime te memoriali për të Pagjeturit.
Presidentja Osmani bisedoi me ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Philip Reeker

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani bisedoi me ambasadorin Philip Reeker, U.D. i ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, i cili e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, znj. Pija Stjernvall, cila theksoi se pritshmëritë ndaj institucioneve të reja janë të mëdha, gjersa konfirmoi gatishmërinë e Finlandës për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj përpara.