presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ministrin Vitia

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Presidentja Osmani ka thënë se nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çeështje. Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t'ia dalim ta mundim Covid-19. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.