Presidentja Osmani u takua me presidentin turk, Erdoğan

Sot, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, u takua me Presidentin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.
Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë dhe përfshirjes së çështjeve me interes për qytetarët tanë

Gjatë qëndrimit në Turqi, në margjinat e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Joseph Borell, me të cilin bisedoi për raportet Kosovë-BE si dhe për dialogun me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja.
Osmani në SEECP kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet pjesëmarrëse që s'e kanë njohur ende

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin e saj para përfaqësuesve të vendeve anëtare të këtij forumi, Presidentja Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Në mënyrë të veçantë ajo foli për rolin që Republika e Kosovës po luan në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.
Presidentja Osmani merr pjesë në samitin vjetor të SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi zyrtarisht për në Turqi, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në këtë samit, i cili sivjet mbahet për herë të 25-të dhe këtë vit udhëhiqet nga Turqia, Presidentja do të flasë lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik.
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, e ka njoftuar atë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për një vit.
Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, të cilin e ka falënderuar për punën dhe angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta. Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj.
Presidentja Osmani i shpallë zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës për 17 tetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.
Presidentja Osmani ka vizituar kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999.
Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas lirimit nga detyra të Valdete Dakës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, z. Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së znj. Valdete Daka.
Presidentja: Forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtare të popullit të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Günter SCHöPF, Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot kanë vendosur kurorë lulesh tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, të rënë në Kosovë.