DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka vizituar kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999.

Presidentja Osmani ka thënë se kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Kënaqësi e veçantë të vizitoj sot kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë të tjerë.

Falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneral Federicin, komandantin e komandës regjionale Perëndim, kol. Marioriello, si dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera pjesëmarrësve, për mikpritjen e ngrohtë dhe për riafirmimin e angazhimit për sigurinë në Kosovë.

Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.