Presidentja Osmani e priti senatoren Joni Ernst

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua sot me senatoren e Iowa-s në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Joni Ernst, me të cilën bisedoi për raportet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe bashkëpunimin po kaq të shkëlqyer të cilin Kosova e ka me shtetin e Iowa-s.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti emërojnë zëvendësdrejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës, kanë emëruar sot  Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar. 

Presidentja Osmani priti në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim  sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e ka falënderuar për rolin vendimtar të Aleancës Veri-Atlantike  në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it. Në këtë takim, Presidentja Osmani ka falënderuar z.Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e  tranzicionit në Ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate. Zonja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë Covid-19.   Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.   “Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Presidentja Osmani.   Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm. 

This site is registered on wpml.org as a development site.