Ceremonia e dorëzimit të flamurit për Ekipin Olimpik
Presidentja Osmani priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, u takua sot me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Presidentja Osmani: Askush më mirë se Kosova nuk e njeh dhimbjen e Srebrenicës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës në 26 vjetorin e saj.
Presidentja Osmani takoi drejtoreshën për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Susanne Schütz

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila e përgëzoi për detyrën. Ambasadorja Schütz theksoi se lidershipi i institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit paraqesin një kthesë për zhvillime të reja.
Presidentja Osmani priti Myftiun Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Presidentja Osmani priti kryesuesen e OSBE-së, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti kryesuesen e OSBE-së, njëherësh ministre e Jashtme e Suedisë, znj. Ann Linde, me të cilën bisedoi për rolin e OSBE-së në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë me këtë organizatë.
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në emër të saj dhe të qytetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të PDK-së, z. Kadri Veselit. “Ndarja nga jeta e më të dashurit tuaj, në një kohë të vështirë për familjen, është humbje e madhe për familjen dhe miqtë”, thuhet në telegramin e Presidentes Osmani.
Presidentja Osmani priti gjeneralin Clark

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit.
Presidentja Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka. Presidentja Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani ka përkujtuar betejën e Loxhës

Presidentja Osmani ka thënë se 23 vjet më parë në Loxhë u zhvillua njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb. “Kjo betejë, e udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, u organizua mirëfilli ushtarakisht dhe, pavarësisht numrit më të paktë të ushtarëve tanë, i bëri ballë mësymjes serbe”, ka thënë Presidentja. Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 23 vjet më parë në Loxhë u zhvillua njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb. Kjo betejë, e udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, u organizua mirëfilli ushtarakisht dhe, pavarësisht numrit më të paktë të ushtarëve tanë, i bëri ballë mësymjes serbe. Fatkeqësisht, në këtë betejë ranë heroikisht Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Ne do ta kujtojmë përherë sakrificën e tyre dhe përkushtimin për liri. Beteja të tilla, të prira nga strategë lufte e atdhetarë të vendosur, dëshmojnë jo vetëm për shpirtin kryengritës, por edhe për këmbëngultësinë tonë për ta arritur lirinë.