presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka përkujtuar betejën e Loxhës

Presidentja Osmani ka thënë se 23 vjet më parë në Loxhë u zhvillua njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb.

“Kjo betejë, e udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, u organizua mirëfilli ushtarakisht dhe, pavarësisht numrit më të paktë të ushtarëve tanë, i bëri ballë mësymjes serbe”, ka thënë Presidentja. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

23 vjet më parë në Loxhë u zhvillua njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb. Kjo betejë, e udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, u organizua mirëfilli ushtarakisht dhe, pavarësisht numrit më të paktë të ushtarëve tanë, i bëri ballë mësymjes serbe. 

Fatkeqësisht, në këtë betejë ranë heroikisht Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Ne do ta kujtojmë përherë sakrificën e tyre dhe përkushtimin për liri. 

Beteja të tilla, të prira nga strategë lufte e atdhetarë të vendosur, dëshmojnë jo vetëm për shpirtin kryengritës, por edhe për këmbëngultësinë tonë për ta arritur lirinë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.