Fjalimi i Presidentes Osmani në konferencën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”

Shumë të nderuar të pranishëm, I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj, I nderuar ministër i Brendshëm, z. Sveçla, E nderuar përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara, znj. Richardson, Shumë të nderuara përfaqësuese të institucioneve, në veçanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtare të policisë së Kosovës dhe të institucioneve të tjera të sigurisë! Është kënaqësi që të jem sot bashkë me ju, dhe ju falënderoj për ftesën që së bashku ta shënojmë përvjetorin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot jam këtu, në këtë konferencë tuajën mbi rolin e grave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, pikërisht sepse jam e bindur se pa pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të grave nuk do të mund asnjëherë të garantojmë paqe dhe siguri të qëndrueshme. Vajzat dhe gratë jo vetëm që përbëjnë gjysmën e shoqërisë dhe si të tilla, janë bosht i rëndësishëm për krijimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shoqërisë, përfshirë edhe rolin e tyre në promovimin e paqes, ruajtjen e sigurisë, si dhe në politikat e mbrojtjes. Prandaj, vlerësoj se sot, teksa flasim për këtë rol, duhet të kuptojmë se promovimi i fuqisë vendimmarrëse të grave në këtë sektorë strategjik, nënkupton edhe nivelin më të cilin ne mund ta masim zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, si dhe shënjon garanci të nevojshme për zbatim të parimeve e të vlerave tona demokratike, të garantuara së pari në kushtetutën e Republikës sonë dhe në ligjet tona, e pastaj që njihen si të zbatueshme edhe në Rezolutën 1325. Duke qenë vetë një grua bartëse e përgjegjësive shtetërore edhe në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, besoj fuqishëm se fuqizimi i gruas në vendimmarrje në fushat që i përfshinë kjo rezolutë, nënkupton para së gjithash promovimin e mëtejmë të rolit të vajzave dhe grave në shoqëri, ngase fuqia e tyre në vendimmarrje është jo vetëm e dukshme, por në shumicën e rasteve është vendimtare dhe përcaktuese për orientim të politikave të drejta. Shumë të nderuar të pranishëm! Edhe pse kemi ende jashtëzakonisht shumë punë, është evidente që Kosova ka shënuar përparim në sigurimin e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, por edhe në zbatimin e politikave të mbrojtjes dhe të sigurisë. Që nga Ligji për Barazi Gjinore, gjer tek Strategjia Kombëtare e Zhvillimit, e shumë e shumë dokumente e marrëveshje të tjera të hartuar më parë e që do të hartohen tash e tutje, rregullative në vendin tonë flet për mundësi të barabarta të vajzave dhe grave në shoqëri. Shpeshherë realiteti megjithatë është komplet i kundërt. Edhe pse përfaqësimi i gruas thuhet se është i garantuar në shumicën e institucioneve të vendit ato ballafaqohen me probleme të shumta, me diskriminim të llojllojshëm. Por, e them gjithnjë që nganjëherë është shoqëria ajo që po emancipohet edhe më shpejt se sa institucionet. Ishin qytetarët e Kosovës që me rezultatet e votës së tyre besuan që një grua mund të jetë Komandante e tyre supreme. Kur e besojnë një gjë të tillë, do të thotë që e besojnë gruan në çdo pozicion tjetër; në institucione te sigurisë e më gjerë sepse asnjë profesion nuk ka gjini sepse çdo profesion jo vetëm i përshtatshëm, por gratë aty edhe do të shkëlqejnë. Pra, gratë dhe vajzat sot i gjejmë kudo, edhe pse në numër shumë më të vogël se ato që e meritojnë, duke u nisur nga policia e në role udhëheqëse në ministri të linjës, në Inspektoratin Policor, në Agjencinë e Forenzikës, në Shërbimin Informativ, në Akademinë e Trajnimeve për Siguri Publike, në Gjykata, në Shërbimin Korrektues e mbi të gjitha në Forcën e Sigurisë së Kosovës ku na bëjnë krenar. Po ashtu, ato po e zhvillojnë mirëfilli profilin e ushtarakes e po shkëlqejnë në çdo mision e çdo angazhim brenda dhe jashtë vendit, të gatshme gjithnjë për t’i shërbyer atdheut të tyre me nder e trimëri, krahas ushtarakëve burra, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja në strukturat komanduese të këtyre forcave dhe të për të qenë pjesë e operacioneve të cilat i zhvillojnë këto forca. Unë dua t’i përgëzoj të gjitha ato me në krye me Gjeneral Irfete Spahiun për krenarinë që po na e jepni dhe për sigurinë që na e krijoni. Por, nuk mund të vazhdoj tutje pa e përmendur që pjesëmarrja e vajzave në FSK vazhdon të jetë tejet e vogël. Sot, jo më shumë se 7-8 për qind e forcave tona i përbëjnë vajzat e gratë e vendit tonë. Edhe pse kjo është një sfidë në mbarë botën, jo vetëm tek ne në Kosovë, ne kemi nevojë të shohim një ndryshim jashtëzakonisht të shpejt në këtë drejtim. Jo sepse barazia gjinore tingëllon bukur, por sepse pjesëmarrja më e lartë e vajzave dhe grave në Forcat e Sigurisë, si tek ne e ashtu dhe në botë, është garantues për paqe të qëndrueshme dhe për siguri afatgjatë. Sfidat e ditëve tona sa vijnë e bëhen më komplekse dhe problemet nacionale si dhe ato globale kanë nevojë për qasje të balancuar, strategji të mirëmënduara, e politika gjithëpërfshirëse. Këto janë të mundura vetëm kur ne punojmë për të jetësuar barazi në përfaqësim gjinor në secilën fushë, e po ashtu edhe në fushën e mbrojtjes e sigurisë. Sepse t’i shërbesh vendit tënd, qoftë në FSK në polici apo në institucione tjera të sigurisë, është akti më fisnik dhe nderi më i madh në jetën e një njeriu. Andaj, uroj që nisur nga kjo premisë dhe nga vullneti ynë i përbashkët për të përmirësuar vazhdueshëm mirëqenien e shoqërive tona, që pjesëmarrja e vajzave dhe grave do të pësojë rritje të vazhdueshme – e në këtë rrugëtim, ne do të jemi aty përgjithmonë! Të dashura gra pjesëmarrëse! Angazhimi i grave në historinë e shtetndërtimit të Kosovës dhe jetesës në një shtet të sigurt, në të cilin barazia dhe harmonia janë jetike për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, ka qenë tepër i rëndësishëm. Shumë pak flitet për rolin e grave në ndërtimin e lirisë dhe ndërtimin e shtetit tonë. Por, ai rol ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Megjithatë

Presidentja Osmani takoi të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, z.Nicholas Giacobbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, z.Nicholas Giacobbe, me të cilin diskutuan për ftesën e pranuar nga Presidenti Biden për Samitin për Demokraci dhe hapat përgatitorë për pjesëmarrje në Samitin e datës 9-10 dhjetor.
Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe Spitalin “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, me motivacionin për kujdesin, shpejtësinë e reagimit, solidaritetin dhe humanizmin e shtetit kroat në rastin e aksidentit tragjik të 25 korrikut të këtij viti në afërsi të Sllavonski Brodit, kur humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe u lënduan 26 të tjerë. Me të njëjtën medalje, Presidentja Osmani ka dekoruar edhe Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit për humanizmin, përkushtimin dhe profesionalizimin e dëshmuar në trajtimin e të aksidentuarve. Në takim me kryeministrin Plenkoviq, Presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet me shtetin kroat dhe është angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre. Presidentja ka falënderuar z.Plenkoviq edhe për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës me një sasi vaksinash anticovid. Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se roli i Kroacisë për Kosovën është si partner strategjik rajonal dhe njëherësh edhe si mbështetëse e rrugës evropiane të vendit tonë. Ajo ka përmendur se të dy shtetet kanë intensifikuar bashkëpunimin në fushën e integrimit evropian. Ndërkaq duke folur për situatën aktuale politikë në Kosovë e më gjerë, Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi. Sipas Presidentes Osmani, dialogu më Serbinë duhet të marrë fund me njohjen e ndërsjellë, teksa ka hedhur poshtë çfarëdo ideje, e cila synon trajtim jo të barabartë të Kosovës në kontekstin rajonal. Ajo ka theksuar se Kroacia është vend mik, nga i cili Kosova pret mbështetje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Aktualisht Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar rreth 30 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar mundësitë e bashkëpunimit më fushën e mbrojtjes, politikës së jashtme, ekonomisë, si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Presidentja Osmani ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike të treguar nga qytetarët e Kosovës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Presidentja Osmani merr ftesë nga Presidenti Biden për Samitin për Demokraci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë zyrtare nga Presidenti i ShBA-ve, Joseph Biden për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci, i cili do të mbahet më 9-10 dhjetor.
Presidentja Osmani takoi administratoren e USAID-it, Samantha Power

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me administratoren e USAID-it, Samantha Power, të cilën e ka falënderuar për kontributin e kësaj organizate jo vetëm në mbështetjen e institucioneve të Kosovës, por edhe në ofrimin e asistencës në shumë fusha e sektorë. Sipas Presidentes Osmani, Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbetet partner i ngushtë i USAID-it, ndërkohë që ka uruar këtë organizatë në 60-vjetorin e themelimit të saj. Në takim me znj.Power, Presidentja Omani e ka falënderuar edhe për marrëveshjen e Grantit për Objektivat Zhvillimore dhe tre Amendamentet, në vlerë prej më shumë se 41 milionë dollarë. “Jam e lumtur që programet e USAID-it janë në sinkron me planin zhvillimor të institucioneve të Kosovës. Sundimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor. Ne mirëpresim dhe mbështesim çdo iniciativë që forcon shtetin e së drejtës, rritë besimin dhe mbështetjen e publikut ndaj sistemit të drejtësisë”, është shprehur Presidentja Osmani. Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se potenciali më i madh i Kosovës janë njerëzit e saj, veçanërisht rinia, teksa ka përmendur se fuqizimi i grave, agjenda mjedisore dhe projektet që lidhen me sektorin e teknologjisë janë ndër prioritetet kryesore. Ajo ka falënderuar shtetin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Republika e Kosovës dhe populli i saj do t'i jenë përgjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara dhe popullit të saj, që qëndruan me ne në kohët më të errëta dhe që na ndihmojnë të zhvillohemi e të rritemi”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani u takua me Nënsekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Uashington ka pasur një takim mjaft produktiv me Nënsekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Victoria Nuland. Në takim u riafirmua përkushtimi i vazhdueshëm i dy vendeve për këtë partneritet të fortë, si dhe angazhimi i palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta. Presidentja Osmani tha se Kosova është ndër vendet më demokratike në botë, një burim i vërtetë shprese në rajon dhe më gjerë, si dhe një histori e vërtetë suksesi e politikës së jashtme të SHBA-vë. Ajo tha se Kosova është një shëmbëlltyrë e vlerave amerikane. Gjatë takimit, Nënsekretarja Nuland shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Presidenten Osmani për rolin instrumental të Kosovës në ofrimin e strehimit të përkohshëm për refugjatët afganë dhe tha se kjo është edhe një shfaqje e përkushtimit të Kosovës ndaj kësaj miqësie dhe partneriteti të gjatë. Nuland theksoi se administrata e re është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe gjithë rajonin, si dhe për mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidentja Osmani tha se Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA-të dhe rikonfirmoi përkushtimin ndaj vlerave që i bashkojnë dy vendet tona fuqishëm. Presidentja Osmani po ashtu theksoi përkushtimin e institucioneve për forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e perspektivës ekonomike për popullin e Kosovës.
Presidentja Osmani takoi kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, Mahmoud Bah

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.
Presidentja Osmani zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, u takua me zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara si dhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Në Këshillin e Sigurisë të Shtëpisë së Bardhë, Presidentja Osmani takoi zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare, Jonathan Finer, drejtoreshën e lartë për Evropën në këtë Këshill, dr. Amanda Sloat, si dhe drejtoreshën për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dr. Robin Brooks. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fuqishme Kosovë-SHBA dhe nevojën për angazhim të vazhdueshëm për harmonizim të mëtjemë të prioriteteve të përbashkëta strategjike për forcimin e sundimit të ligjit, sikurse edhe sigurimin e paqes e sigurisë së qëndrueshme në rajonin tonë. Presidentja Osmani theksoi po ashtu rëndësinë e kësaj aleance disa dekadëshe dhe ndikimin pozitiv që ajo ka pasur tek qytetarët e Kosovës, duke thënë se sukseset e Kosovës erdhën si rezultat i vullnetit të fortë dhe qëndrueshmërisë së popullit të saj, por edhe shkaku i investimit të rëndësishëm të SHBA-ve dhe përkushtimit ndaj demokracisë. Zyrtarët e Këshillit të Sigurisë theksuan se presidenti i SHBA-ve është personalisht i përkushtuar ndaj Kosovës dhe se Kosova ka mbështetje të fortë nga administrata e Presidentit Biden. Ata shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për Republikën e Kosovës që ka pritur afganët dhe për faktin që është vendi i parë në botë që e ka bërë këtë. Presidentja Osmani u takua dhe me Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin kryesor, Dereck Hogan. Në takim, të dyja palët vlerësuan lartë raportet Kosovë-SHBA si dhe partneritetin e thellë mes dy vendeve. Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet një prej sukseseve kryesore të politikës së jashtme të SHBA-ve. Duke qenë gjithnjë të udhëhequr nga vlerat dhe parimet e promovuara nga SHBA-të, ajo konfirmoi se institucionet në vend janë të përkushtuara për promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë si dhe zhvillimin ekonomik, i cili do të krijojë perspektivë për qytetarët e Kosovës. Mëtej, Presidentja Osmani vuri theks edhe në zhvillimet e fundit në rajon, duke potencuar tendencat destabilizuese të Serbisë, por edhe prezencën gjithnjë e më të rrezikshme të Rusisë e Kinës. Në këtë aspekt, ajo bëri thirrje për mbështetje të SHBA-ve në luftimin e këtij ndikimi të rrezikshëm dhe angazhimin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Për më tepër, Presidentja theksoi përkushtimin e plotë të Kosovës për angazhim aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, i cili siç është thënë edhe nga Presidenti Biden, duhet të jetë i përqëndruar në njohjen e ndërsjellë. Presidentja Osmani theksoi se e ardhmja euro-atlantike e Kosovës mbetet përherë objektiv strategjik, ndaj potencoi se në këtë drejtim Kosova sërish ka nevojë për mbështetjen e SHBA-ve drejt konsolidimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës. Ajo mori konfirmim për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe përkushtimin aktiv për arritjen e synimeve të përbashkëta. Në vazhdën e takimeve të ditës së sotme, Presidentja Osmani do të takohet edhe me nënsekretaren e shtetit, znj.Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departmentit Amerikan të Shtetit.