Presidentja për aksidentin në Bullgari: Kosova vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona.
Presidentja: Intelektual i mirëfilltë, Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar njërin ndër veprimtarët më të rëndësishëm për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës Xhemajl Mustafën, në njëzetenjëvjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon.
Presidentja: Gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare tonën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot me krenari shënojmë 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit ose Kongresit të Alfabetit.
Presidentja Osmani takoi kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës në Kanada, kanë takuar kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, të cilit i ka shprehur mirënjohje për kontributin e forcave të Aleancës Veri-Atlantike dhe KFOR-it gjatë angazhimit në Kosovë prej më tepër se dy dekadash.
Presidentja Osmani me delegacionin e Senatit amerikan: Kosova aleat i palëkundur i SHBA-ve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ZvKm dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax ka takuar një delegacion të Senatit amerikan në përbërje të të cilit ishin senatorët Jeanne Shaheen, Joni Ernst, Chris Coons dhe James Risch.
Presidentja Osmani takoi delegacionin e deputetëve gjermanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax është takuar me deputetët gjermanë: Jürgen Hardt, Peter Beyer, Stephan Mayer dhe Roderich Kiesewetter.
Presidentja Osmani flet në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax për sfidat e Kosovës në përballje me pandeminë si dhe në fushën e sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë.
Presidentja Osmani fillon vizitën me nderime ushtarake nga Forcat e Armatosura të Kanadasë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Kanada, në një ceremoni ka dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999 si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada.
Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht në Kanada

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera.