Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit si dhe përvjetorin e rënies në heroit Ilaz Kodra

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrave përreth të Drenasit, ka përkujtuar 275 fëmijë, pleq, gra e burra, të ekzekutuar mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
Presidentja Osmani takoi kongresistët e grupit për çështje shqiptare në Kongresin Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur sot në takime nga bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare, kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, si dhe nga anëtari i grupit, kongresisti Robert Aderholt.
LISTA PRELIMINARE E THIRRJES PUBLIKE 18.04.2022
Presidentja Osmani takoi liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur gjatë ditës djeshme në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti Steny Hoyer, kongresisti Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatori Ben Cardin dhe kongresisti Steve Cohen.
Presidentja Osmani pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit kryeministër: Jam e sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugëtimin e vet drejt BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu e ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij Kryeministër i Malit të Zi.
Presidentja Osmani takoi liderin e shumicës parlamentare, dhe krerët e komisioneve për marrëdhënie me jashtë dhe punë të brendshme në Senatin amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur gjatë ditës në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatori Chuck Schumer, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senat, Senatori Bon Menendez dhe kryetari i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare në Senat, Senatori Gary Peters.
Presidentja Osmani takoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur sot në takim nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u takuan me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së organizuar për nder të Sekretares Madeleine Albright

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti u takuan Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së organizuar për nder të Sekretares Madeleine Albright, në të cilën morën pjesë me ftesë të familjes Albright.
Presidentja: Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright

Me ftesë të familjes Albright, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Presidentja Osmani: Të zhdukurit me dhunë janë thirrja jonë për drejtësi, Meja dhimbje e madhe e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve, e cila përkon me datën e Masakrës së Mejës ka theksuar se kjo Ditë është përkujtim, pritje e ankth për familjarët dhe shtetin e Kosovës.