presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit si dhe përvjetorin e rënies në heroit Ilaz Kodra

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrave përreth të Drenasit, ka përkujtuar 275 fëmijë, pleq, gra e burra, të ekzekutuar mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.

Në mbrojtje të popullsisë civile, atë ditë ranë edhe 40 ushtarë të UÇK-së, në krye me heroin Ilaz Kodra.

“Për të vrarët do të kërkojmë çdoherë drejtësi, sepse krimet e regjimit gjenocidal serb herët e vonë do të dalin para drejtësisë. Të masakruarit në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth do t`i kujtojmë përherë për t`ia ditë vlerën lirisë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në të njëjtën ditë, Presidentja ka përkujtuar në përvjetorin e vrajses edhe komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodra.

Sipas saj, figurat si heroi Ilaz Kodra, ushtar i hershëm i lirisë dhe bashkëveprimtar i komandant Adem Jasharit janë jo vetëm strategë të lirisë sonë, por edhe frymëzues e referenca për rëndësinë e lirsë dhe shtetit tonë.

“Ilaz Kodra ishte trimi i paepur që me stoicizmin e tij i doli në mbrojtje bashkëfshataravëve, ra heroikisht që ne ta përkujtojmë përjetësisht”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.