Presidentja Osmani priti në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, të cilin e falënderoi për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe situatën aktuale të sigurisë.

Presidentja Osmani u takua me zëvendëskryeministrin e Katarit, Al Kawari

Në kuadër të samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë, në Djerba të Tunizisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me zëvendëskryeministrin, si dhe ministrin e Shtetit të Katarit, z. Hamad Bin Abdulaziz Al Kawari, me të cilin diskutoi mbi thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit. 

Fjalimi i Presidentes Osmani në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa në Vjenë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të themelimit të lëvizjes Paneuropa. “Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet ’90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, ka thënë Presidentja Osmani. Statusi i plotë i Presidentes Osmani: Në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa, pata nderin t’i drejtohem lëvizjes më të vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht. Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet ’90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë. Edhe pas një shekulli veprimtarie, Paneuropa vazhdon të jetë platformë e fuqishme për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore. Sa më shumë i kultivojmë vlerat të cilat i promovon kjo organizatë, aq më shumë do të ketë stabilitet, demokraci dhe paqe në Evropë. Para miqve të Paneuropës  theksova se, është tepër e rëndësishme që Evropa po dëshmon vendosmëri, duke qëndruar e bashkuar përballë agresionit, tiranisë dhe autokracisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.