Fjala e Presidentes Osmani në ceremoninë e hapjes së fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”

E nderuar zëvendëskryeministre, ministre, Përfaqësues të qytetarëve, deputet, Shkëlqesi ambasadorë, Përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave partnere, Të nderuar media që sot jeni këtu me ne, Të nderuar pjesëmarrës, Ju falënderoj shumë për ftesën por mbi të gjitha për angazhimin e përbashkët në drejtim të luftimit të dhunës me bazë gjinore.  Sot të gjithë pranuam edhe një lajm të kobshëm. Në mëngjesin e hershëm, një burrë vrau gruan në mënyrën më makabre duke na alarmuar të gjithëve që fenomeni i dhunës me bazë gjinore mbetet jashtëzakonisht prezent në shoqërinë tonë. Në këto çaste, ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për jetën e humbur të bashkëqytetares sonë.  Fatkeqësisht, lajmet për dhunën mbi bazë gjinore po bëhen gjithnjë e më prezente në përditshmërinë tonë. Përderisa rritja e numrit të rasteve të raportuara mund të përkoj me ato që i dëgjojmë, duhet mbi të gjitha të na shqetësoj fakti që dhuna është kaq shumë prezente në Kosovën tonë. Të dalur nga një pandemi, i kemi të gjithë të freskëta kujtimet e dhimbjes e sfidave të përjetuara përgjatë saj. Mirëpo, dhuna mbi bazë gjinore mbetet pandemia të cilës nuk po ia shohim fundin. Si e tillë, dhuna mbi bazë gjinore është pandemia më afatgjatë në historinë e njerëzimit.  Andaj, duhet ta themi zëshëm, jo vetëm përgjatë 16 ditëve të aktivizimit, por çdo ditë: kur flasim për luftimin e dhunës mbi bazë gjinore nuk duhet të bëjmë kompromis. Sepse, përderisa dhuna mbi bazë gjinore është një prej shkeljeve më flagrante të të drejtave të njeriut, ajo nuk paraqet një gjendje të natyrshme të shoqërisë. Si e tillë, ajo mund e duhet të parandalohet dhe të luftohet.  Por, mbi të gjitha, duhet ta kemi përfundimisht të qartë se dhuna mbi bazë gjinore nuk është një temë me të cilën duhet të merren vetëm vajzat dhe gratë. Kjo është plaga jonë e përbashkët, andaj luftimi i saj duhet të jetë rezultat i angazhimit të përbashkët të grave dhe të burrave.   Prandaj sot, po aq sa ju drejtohem grave dhe vajzave, po kaq zëshëm i ftoj burrat dhe djemtë e Kosovës që të punojmë së bashku drejt eleminimit të të gjitha formave të dhunës.  Realiteti i ditëve tona është i tillë që 1 në 3 gra në botë kanë përjetuar qoftë dhunë fizike qoftë dhunë psiqike përgjatë jetës së tyre. Kjo i bie që dhuna bashkëjeton me ne – ajo është pothuajse në çdo lagje, në çdo hapësirë publike e private – me dhunën ballafaqohen kaq shumë gra dhe vajza. Në mesin e tyre ka aq shumë gra dhe vajza për të cilat as nuk e mendojmë dot se do të mund të ishin viktima e radhës. 16 ditët në vijim janë padyshim një prej periudhave më të rëndësishme në ciklin 365 ditësh të një viti kur flitet për çështjen e dhunës me bazë gjinore. Por, puna në këtë drejtim ka qenë e përditshme. Nga institucionet publike e deri tek organizatat e shoqërisë civile, angazhimi për financim, për parandalim, për përgjigje e evidentim ka qenë i përditshëm. Përkundër një situate shqetësuese në vend përgjatë vitit të fundit në veçanti, nuk mundemi kurrsesi të anashkalojmë mundin, konsistencën e punës e angazhimin e rregullt të kampionëve të përditshëm – gra e burra, vajza e djemë – të cilët në baza ditore japin maksimumin e tyre për të luftuar dhunën, për të shpëtuar jetën, e për të garantuar dinjitet për viktimat e dhunës. Andaj sot, edhe pse të përballur me një realitet të hidhur, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që është bërë për aprovimin e Strategjisë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022 – 2026, si dhe së fundmi aprovimi i protokollit të bashkërendimit midis institucioneve nga fillimi i hetimit, tek ndjekja penale nga prokuroria, e deri tek gjykimi i rastit. Po ashtu, duke u bazuar në zhvillimet e fundit, puna në drejtim të luftimit të dhunës mbi bazë gjinore do të jetë në krye të agjendës së Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në kuadër të zyrës sime. Ndërsa, duhet theksuar në veçanti se që nga viti 2020 vendi ynë ka marrë përsipër një sërë obligimesh për të trajtuar dhunën ndaj grave edhe bazuar në Konventën e Stambollit të cilën e ratifikuam unanimisht në Kuvendin e Kosovës. Të dashur pjesëmarrës, Të dashur qytetarë, Kur flasim për dhunën me bazë gjinore, ne flasim për një jetë që lëndohet në baza të rregullta, një grua që shtypet, një vajzë që gradualisht i shuhen shpresat, një njeri që vuan presionin e dhimbjen e pamerituar. Ne flasim për një jetë që në çdo moment padrejtësisht mund të shuhet. Kërkon shumë guxim për një viktimë të dhunës që të flas, që të kërkoi ndihmë, që të paraqitet në polici, por i lus që ta bëjnë këtë hap. Për ta bërë këtë hap, po aq sa duhet guxim prej anës së tyre, duhet të ketë edhe siguri nga ana jonë, duhet të garantohet ndjenja e rahatisë e komforit nga ana e institucioneve përgjegjëse, ndjenja e mbrojtjes sepse tek ne vinë për mbrojtje.  Andaj, trajnimi dhe përgatitja profesionale e policëve, prokurorëve e gjykatësve, shërbyeseve civil, punëtorëve në shëndetësi, qendra sociale e strehimore duhet të jetë prioritet i yni i çdoditshëm. Nuk kemi kohë për të humbur, sepse çdo minutë i humbur mund të shndërrohet edhe në një jetë të përfunduar fatalisht. Nuk mund të ketë tolerancë për gjykatës e prokurorë neglizhues, sepse përballë krimit nuk mund të ketë kompromis e as rrethana lehtësuese. Nuk mund të ketë mirëkuptim për dhunuesit, sepse për dhunë mirëkuptim nuk ka. Nuk do të pranojmë më argumente për mungesë të kapacitetesh, sepse përballë një emergjence nacionale siç është dhuna mbi baza gjinore duhet luftuar me çdo resurs e çdo kapacitet që e kemi në dispozicion. Ne flasim shumë për vlerat familjare e shoqërore këtu në Kosovë të cilat përbëjnë historikisht bazamentin e shoqërisë sonë. Ne krenohemi kaq shumë me atë që përfaqësojmë dhe vlerat mbi të cilat jemi zhvilluar si shoqëri. Por, me keqardhje e them se kur dhuna bëhet

Presidentja Osmani cakton 25 dhjetorin, datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit

Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit. Ajo ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik. Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Fjala e Presidentes Osmani në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 28 Nëntorit

Mirëmbrëma të gjithëve! I nderuar ambasador Minxhozi, I nderuar kryetar i Kuvendit, z. Konjufca! I nderuar kryeministër, z. Kurti! Të nderuar ministra, deputet, përfaqësues të partive politike, shkëlqesi ambasadorë të vendeve mike! Ndjehem e nderuar që sërish jam këtu për ta kremtuar së bashku me të gjithë ju 28 Nëntorin, ditën e flamurit kombëtar. Secili nga shqiptarët e Kosovës, sikurse dhe ne që jemi sonte këtu, janë rritur me ndjesinë e veçantë të festave të nëntorit, me dashurinë e jashtëzakonshme për flamurin kuq e zi dhe me ëndrrën për ta parë, ndjerë dhe përjetuar Shqipërinë. Për të qenë në mesin e atyre që flasin dhe frymojnë shqip. Ndaj sot, jemi më afër se kurrë, sot jemi më të integruar se dje dhe nesër do të jemi bashkërisht në familjen e madhe evropiane. Nëse hedhim shikimin 110 vjet pas, sot përkulemi para veprës patriotike të shume grave e burrave, të cilët më mundin dhe sakrificën e tyre e bën Shqipërinë e mosvarme. Kjo festë përbën qëndresën tonë, vendosmërinë dhe shpirtin për liri e pavarësi, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, njëkohësisht. Nën këtë flamur janë edhe vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi,  në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e mërgata jonë e dashur çdokund anekënd botës. Kjo është historia jonë, këta jemi ne, ndër më të lashtët e kontinentit më të vjetër. Por, si qytetarë të Kosovës evropianët më të ri. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët. Ashtu siç rrugëtuam historikisht së bashku, ashtu do të vazhdojmë  rrugëtimin tonë, të bashkuar drejt familjes së madhe evropiane. Evropa nuk ka kuptim pa ne bashkëkombësit dhe mbrojtësit e vlerave evropiane, pa kujtimin për ata që bënë çmos për t’i mbrojtur këto vlera, pa Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, pa shenjtoren tonë Nëna Terezë, pa plakun e pavarësisë, Ismajl Qemajli, pa ideologun e pavarësisë së Shqipërisë, Hasan Prishtina, pa trimin e Kosovës dhe Shqipërisë Isa Boletinin, pa atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, pa ikonën e lirisë sonë, komandantit Adem Jashari me familjen e tij, sikurse edhe pa vajzat e djemtë e luftës së UÇK-së.   Fryma jonë integruese, përkushtimi për mbrojtjen e vlerave të paqes e demokracisë nuk lë vend për barriera. Kjo frymë po na udhëheqë drejt integrimit evropian, drejt bashkësisë së shteteve pa kufi. Në këtë rrugëtim nuk na ndalon asgjë, siç nuk e ndaloi asgjë luftën tonë e projektin tonë kombëtar për pavarësi e për liri. Evropa është destinacion i yni ndër vite, pikëtakim i yni ndër vete dhe i neve bashkërisht me popujt e tjerë të qytetëruar. Sa më të forta ekonomikisht e politikisht Shqipëria e Kosova, aq më e fuqishme do të jetë edhe vetë Evropa. Prandaj në rrugën qe kemi përpara na duhet përkushtim, këmbëngulje e atdhedashuri, që idealin tonë për të qenë të barabartë ta përmbyllim sa më shpejtë dhe suksesshëm! Jam e sigurt që shqiptarët andej e këndej Drinit, kanë një përkushtim të madh për t`i lartësuar shtetet tona dhe për t`u ofruar edhe më shumë ndër vete.   Gëzuar të gjithëve Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë! Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën! Ju faleminderit!

Presidentja Osmani mbajti takimin konsultativ me parti politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike, ka mbajtur takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit.

This site is registered on wpml.org as a development site.