presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Le të njohim dhe mbështesim talentin e grave dhe vajzave tona përderisa ato vazhdojnë të thyejnë barrierat dhe të bëjnë bujë në sport dhe më gjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në lansimin e projektit të UEFA Foundation for Children, I cili organizohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, e që u kushtohet futbollisteve vajza, projekt ky që ka filluar të zbatohet në të gjitha komunat e Kosovës, me vajzat e moshës 5 deri 21-vjeçare.

“E emocionuar për fillimin e projektit të UEFA Foundation, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, për fuqizimin e grave dhe vajzave në futbollin Kosovar. Le të njohim dhe mbështesim talentin e grave dhe vajzave tona përderisa ato vazhdojnë të thyejnë barrierat dhe të bëjnë bujë në sport dhe më gjerë!”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.