Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në kuadër të vizitës në Vatikan, u prit nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Në takim u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Gjatë ditës së djeshme Presidentja Osmani, në Selinë e Shenjtë u prit nga Papa Françesku.