Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Kroacisë: Diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin historik që përfaqëson qëndresën dhe krenarinë e popullit kroat. Në takim, riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike.
Presidentja para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik: Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, ka thënë se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë! Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!
Presidentja Osmani takoi Presidenten e Sllovenisë Nataša Pirc Musar: Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në Dubrovnik. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në Dubrovnik, takova edhe Presidenten e shtetit tonë mik, Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta. Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje.
Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, në Dubrovnik. “Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar Presidentja Osmani
Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore. Në këtë samit, Presidentja Osmani do të pritet nga Kryeministri kroat Plenković dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare. Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Falënderoj Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit. Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike.
Presidentja Osmani në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat: Masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani më samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ka thënë se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi. Postimi i plotë i Presidentes: Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike.
Presidentja Osmani ngushëllon familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor për vdekjen e akademikut e piktorit Tahir Emra

Kosova sot humbi akademikun dhe piktorin Tahir Emra. Ai la pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe atë kulturore. Veprat e tij artistike, të ekspozuara brenda dhe jashtë vendit, janë dëshmi e pasionit dhe përkushtimit, ndaj mbeten trashëgimi e çmuar për brezat. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, komunitetit kulturor dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Tahir Emrën!
Presidentja Osmani me përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me përfaqësues shqiptar gjatë qëndrimit në Tivat të Malit të Zi, në kuadër të Procesit Bërdo-Brione.