DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Presidenten e Sllovenisë Nataša Pirc Musar: Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në Dubrovnik.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në Dubrovnik, takova edhe Presidenten e shtetit tonë mik, Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta. Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.