DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik: Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, ka thënë se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës!

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!

Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!

This site is registered on wpml.org as a development site.