Intervista e Presidentes Osmani për “Anadolu Agency”
Intervista e Presidentes Osmani për RTK – 13 prill 2025
Presidentja Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré. Presidentja Osmani ka shkruar: Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré. Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë.
Presidentja Osmani: Sudani njeh Republikën e Kosovës!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani ka njohur Republikën e Kosovës! “Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani takoi Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi. Presidentja Osmani ka shkruar: Pas vendimit historik për njohjen e Kosovës nga Kenia, në Turqi u takova me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi, të cilin e falënderova edhe një herë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë. Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë.
Diskutimi i sotëm i Presidentes Osmani në Forumin Diplomatik në Antalia me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”
Presidentja Osmani u takua me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Antalya, u takua me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Presidentja Osmani ka shkruar: Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Shkëmbyem po ashtu ftesat për vizita respektive në vendet tona, për t`i forcuar më tej lidhjet tona miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.
Presidentja Osmani u takua për herë të parë me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa. Presidentja Osmani ka shkruar: Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Turqisë, Erdoğan: Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Presidentja Osmani ka shkruar: Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.
Presidentja Osmani kujton heroin Agim Ramadani në 26 vjetorin e rënies

Sot, në përvjetorin e vrasjes së heroit Agim Ramadani, nderojmë kujtimin e një krijuesi dhe luftëtari të palodhur, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Agimi nuk ishte vetëm i penës, por një simbol i sakrificës, angazhimit dhe guximit të papërkulur. Si poet dhe luftëtar, ai na la një trashëgimi të paharruar, duke i dhënë zë luftës për liri dhe dinjitet. Veprat e tij do të jetojnë gjithmonë, si një dëshmi e forcës që lindi nga bashkëdyzimi i shpirtit artistik me atë luftarak dhe lufta për një të ardhme më të mirë. Përherë i paharruar, Agim Ramadani, ti ishe dhe do të mbetesh hero i kombit tonë.