...

Presidentja Osmani kujton heroin Agim Ramadani në 26 vjetorin e rënies

Sot, në përvjetorin e vrasjes së heroit Agim Ramadani, nderojmë kujtimin e një krijuesi dhe luftëtari të palodhur, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Agimi nuk ishte vetëm i penës, por një simbol i sakrificës, angazhimit dhe guximit të papërkulur. Si poet dhe luftëtar, ai na la një trashëgimi të paharruar, duke i dhënë zë luftës për liri dhe dinjitet.

Veprat e tij do të jetojnë gjithmonë, si një dëshmi e forcës që lindi nga bashkëdyzimi i shpirtit artistik me atë luftarak dhe lufta për një të ardhme më të mirë. Përherë i paharruar, Agim Ramadani, ti ishe dhe do të mbetesh hero i kombit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.