Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës – Presidentja nënshkruan marrëveshjen me Sulltanin e Bruneit

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Brunei Darussalam, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalam. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidentja Osmani dhe Madhëria e Tij, Sultan Haji Hassanal Bolkiah. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

Presidentja Osmani u prit me nderime mbretërore nga Sulltani i Bruneit Darussalam

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, të cilët po qëndrojnë për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam janë pritur sot me nderime mbretërore dhe me Gardë Ceremoniale nga Sulltani i Brunei Darussalam Hassanal Bolkiah. Intonimi i himneve shtetërore u shoqërua me 21 shtëna të topave, në shenjë nderimi dhe respekti për këtë vizitë shtetërore, e cila po realizohet me ftesë të Sulltanit të Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah Mu’izzaddin Waddaulah. Me këtë rast, Presidentja Osmani e ka falënderuar Madhërinë e tij, Sulltanin e Bruneit Darussalam si dhe Madhërinë e Saj, bashkëshorten e tij, për mikpritjen dhe për mbështetjen e palëkundur për Kosovën që nga koha e pasluftës, e pastaj me njohjen e pavarësisë dhe në proceset e mëtejshme në fuqizimin e shtetësisë sonë, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha si ekonomia, turizmi, dhe teknologjia informative. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejme nga Madhëria e Tij për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, posaçërisht në rajonin e Azisë Juglindore dhe vlerësoi rolin aktiv të Bruneit në këtë drejtim. Me rastin e vizitës shtetërore, Sulltani i Bruneit ka organizuar edhe një banket shtetëror në nderim të Presidentes Osmani dhe Zotëriut të Parë, në praninë e anëtarëve të familjes mbretërore, qeverisë së Bruneit Darussalam, si dhe pjesëtarëve të korit diplomatik. Në fund të takimit, Presidentja Osmani e ftoi Madhërinë e Tij, Sulltanin Bolkiah, për një vizitë zyrtare në Kosovë, si hap për ta thelluar më tej miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve.

Presidentja Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Brunei, e ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit. Kjo vizitë shtetërore, shënon vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore. Presidentja Osmani ka shkruar: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit. Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë

Presidentja Osmani është pritur me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Presidentja Osmani ka shkruar: Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih!

Presidentja Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani-Sadriu dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar për Brunei, të ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit, për vizitë shtetërore, duke shënuar vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore. Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman. Gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror në nder të vizitës së Presidentes dhe Zotërisë së Parë. Gjatë kësaj vizite, në Universitetin e Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të flasë para korit diplomatik, studentëve dhe stafit akademik. Në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti.

Presidentja: Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita në Malajzi ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë. Presidentja Osmani ka shkruar: Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës. Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë. Faleminderit! Terima Kasih!

Presidentja Osmani: Kosova si një destinacion premtues për investime!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Malajzi, është takuar me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi. Presidentja Osmani ka shkruar: Kosova si një destinacion premtues për investime! Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, diskutuam për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja.

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim ka shtruar drekë zyrtare për Presidenten Osmani

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka shtruar drekë zyrtare për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya. Presidentja Osmani ka shkruar: Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anwar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya. Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë. Faleminderit Malajzi!

Presidentja Osmani: Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Presidentja Osmani ka shkruar: Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi. Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet.

This site is registered on wpml.org as a development site.