Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka shtruar drekë zyrtare për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anwar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.
Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë.
Faleminderit Malajzi!















