Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z.Fatmir Limaj.
Presidentja Osmani takoi Kancelarin Merz: Gjermania i ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mike, një partnere dhe një aleate e palëkundur

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Presidentja Osmani ka shkruar: Gjermania i ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mike, një partnere dhe një aleate e palëkundur. Ishte një kënaqësi të takoja Kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. I gëzohem punës me Kancelarin për të forcuar partneritetin tonë përderisa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
Presidentja: Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuan tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”, në kuadër të samitit të gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili u mbajt dje në Tiranë. Presidentja Osmani ka shkruar: Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”. Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata.
Presidentja Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës; ato e zbehin shpresën e të rinjve
Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e ri belg, Bart De Wever

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Presidentja Osmani ka shkruar: Në Tiranë, kisha kënaqësinë ta takoj Kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Bashkë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për integrimin euroatlantik të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon, si dhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër qytetarëve tanë. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Belgjikën.
Presidentja Osmani: Diskutim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka diskutuar me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës. Presidentja Osmani ka shkruar: Diskutim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit.
Më 2 dhe 3 qershor, në Prishtinë, Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota!

Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson vazhdimësinë e një angazhimi të përbashkët për paqe, siguri dhe drejtësi, të shtyrë përpara nga kampionë të guximshëm. Më 2 dhe 3 qershor, në Prishtinë, ky forum bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota!
Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas. Presidentja Osmani ka shkruar: Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë. Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas.
Presidentja Osmani: Pjesëmarrja e gjashtë e Kosovës në samitin e EPC është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se pjesëmarrja është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë. “Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Arritja e Presidentes Vjosa Osmani në Samitin e gjashtë të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë