Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuan tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”, në kuadër të samitit të gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili u mbajt dje në Tiranë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.
Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata.


