Presidentja Osmani: Një vizitë historike për Republikën e Kosovës!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbyllur vizitën shtetërore në Zvicër. “Një vizitë historike për Republikën e Kosovës! Një kapitull i ri në partneritetin Kosovë-Zvicër. Faleminderit! Danke! Merci! Grazie!”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

Presidentja: Kënaqësi të përjetojmë nga afër historinë e pasur, kulturën e veçantë dhe inovacionin që e bën Zvicrën një shembull frymëzues për mbarë botën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër e ka filluar në kantonin e Thurgau dhe atë të St. Gallen, njëherit vendlindja e Presidentes Karin Keller-Sutter. Presidentja Osmani ka shkruar: Ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër e filluam në kantonin e Thurgau dhe atë të St. Gallen, njëherit vendlindja e Presidentes Karin Keller-Sutter. Kënaqësi të përjetojmë nga afër historinë e pasur, kulturën e veçantë dhe inovacionin që e bën Zvicrën një shembull frymëzues për mbarë botën.

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës: Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës

Sot kujtojmë me dhimbje Masakrën e burgut të Dubravës, njërën prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Në majin e vitit 1999, brenda mureve të burgut të Dubravës ndodhi krimi makabër: për pesë ditë rresht, regjimi gjenocidal i Serbisë, vrau mizorisht 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik si dhe plagosi 300 të tjerë. Ata u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre. Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi. Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nderim i përjetshëm për të rënët e Dubravës! Drejtësi për viktimat dhe kujtesë historike e përhershme!

Presidentja: Në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona. “Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani: Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për pritjen madhështore nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit tonë. Presidentja Osmani ka shkruar: Mirënjohëse për pritjen madhështore sot nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit tonë. Në takimin tonë bilateral, biseduam për thellimin e partneritetit tonë politik, ekonomik dhe në fusha të tjera. Folëm edhe për mërgatën tonë, e cila nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj. Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin. Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare.

This site is registered on wpml.org as a development site.