...

Presidentja Osmani: Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për pritjen madhështore nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit tonë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Mirënjohëse për pritjen madhështore sot nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit tonë.

Në takimin tonë bilateral, biseduam për thellimin e partneritetit tonë politik, ekonomik dhe në fusha të tjera. Folëm edhe për mërgatën tonë, e cila nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj.

Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin. Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.