Duke ju dëshiruar suksese të mëtejshme, ju lus të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!
Prishtinë, 4 prill 2008Shkëlqesisë së Tij, z. Bamir Topi,President i Shqipërisë I nderuari President Topi, Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta dhe të popullit të Kosovës për ftesën që i është bërë Shqipërisë për anëtarësim në NATO.Ky akt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por për të gjithë rajonin, sepse paraqet një hap të sigurt përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe integrimit të plotë të vendeve të kësaj pjese të Evropës Juglindore në gjirin e madh të kombeve të lira euroatlantike. Ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është një tjetër dëshmi se edhe vendet e vogla mund të ballafaqohen me sukses me sfidat globale të kohës sonë. Prandaj, kjo arritje juaja do të na shërbejë si një shembull i mirë në përpjekjet tona për t’u bashkuar sa më shpejt me Aleancën Veriatlantike, me Bashkimin Evropian dhe me vendet e tjera të botës demokratike. Duke ju dëshiruar suksese të mëtejshme, ju lus të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës