Me dëshirat e mia më të sinqerta për suksese të mëtejshme, ju lus të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!
Prishtinë, 4 prill 2008Shkëlqesisë së Tij, z. Sali Berisha,Kryeministër i Shqipërisë I nderuari Kryeministër Berisha, Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Kosovës me rastin e ftesës që i është bërë Shqipërisë për anëtarësim në NATO.Në këtë periudhë shumë të rëndësishme për historinë moderne të Republikës së Shqipërisë, jam i bindur se Ju, i nderuari Kryeministër, do ta vazhdoni angazhimin e pakursyer për ta bërë Shqipërinë një vend të përparuar e të begatshëm për të gjithë qytetarët e saj. Në etapën e re në të cilën po hyn Shqipëria, për arritjen e së cilës kontributi juaj ka qenë i veçantë, Ju mund të llogarisni në përkrahjen e plotë të Kosovës. Sfidat dhe aspiratat tona janë të përbashkëta. Paqja, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, do ta bëjnë përfundimisht të jetësuar ëndrrën e kësaj pjese të Evropës Juglindore për liri, demokraci evroperëndimore dhe stabilitet të qëndrueshëm politik e ushtarak. Me dëshirat e mia më të sinqerta për suksese të mëtejshme, ju lus të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës