presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka dhënë një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazh thuhet:Kjo është një ditë e shënuar në historinë e popullit tonë, e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë që vendosi shtetin në trojet tona. Ky 100 vjeçar nisi me Pavarësinë e Shqipërisë dhe përfundoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Në këtë 100 vjetor, me pietet nderojmë sakrificën dhe punën e të gjithë brezave, vlerësojmë angazhimin tonë të përbashkët dhe bëjmë hapin përpara, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kombi shqiptar sot është i lirë kudo që jeton, në të gjitha trevat e veta. Ne si asnjëherë më parë në histori e kemi rastin të punojmë për përparim të gjithanshëm drejt realizimit të vizionit tonë të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.