Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i përgëzoi besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjes, duke u shprehur atyre urimet më të përzemërta. Në këtë mesazh të Presidentit Sejdiu thuhet:
“Qytetarë të dashur të Kosovës,Zonja dhe zotërinjKrishtlindja është dita e madhe e lindjes dhe e forcimit të besimit në Zotin. Ajo shënon ditën e paqes mes Zotit dhe njerëzimit, mes njerëzve dhe popujve të mbarë botës.Meqenëse Kosova ndodhet në prag të përmbylljes së procesit të gjatë të mëvetësisë së saj, urojmë që festat e ardhshme t’i presim me njohjen edhe de jure të shtetin tonë të dashur, Kosovës së pavarur.Gjithashtu, urime të përzemërta u shprehim komandantëve dhe ushtarëve të KFOR-it/NATO-s, përfaqësuesëve të UNMIK-ut dhe të OSBE-së, si dhe përfaqësive diplomatike në Prishtinë. Urime dhe fat!Prishtinë, 24 dhjetor 2007 Me respekt,Presidenti i Kosovës,Dr. Fatmir Sejdiu