presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Komshiqi ia shprehu ngushëllimet Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit dhe familjeve të të vdekurve në aksidentin e trafikut

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ia shprehu ngushëllimet Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit dhe familjeve të të vdekurve në aksidentin e trafikut që ndodhi sot në Republikën e Kroacisë.

– E nderuara Presidente Osmani, në emër të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
dhe në emrin tim personal, pranoni shprehjen e ngushëllimeve më të thella për humbjen
e jetëve të qytetarëve të Kosovës që i tronditi thellë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe
Hercegovinës. Më lejoni t'ju lus që t‘i përcillni ngushëllimet tona familjeve të të ndjerëve.
Shpresojmë që në këto momente të vështira, ata do të gjejnë forcën për ta përballuar
dhimbjen dhe tragjedinë që u shfaq mbi fatin e të dashurve të tyre – tha Komshiq. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.