Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ia dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit me rastin e aksidentit të trafikut, në të cilin në autobus me targa kosovare në Kroaci, tragjikisht e humbën jetën dhjetë, kurse janë lënduar 40 udhëtarë.
“E nderuar zonja Presidente,
Me rastin e aksidentit të rëndë të trafikut, në të cilin në autobus me targa kosovare, sot
herët në mëngjes në Republikën e Kroacisë, tragjikisht e humbën jetën 10, kurse u
lënduan më shumë se 40 udhëtarë, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin
tim, jua shpreh ngushëllimet më të thella” tha Gjukanoviqi.
Siç theksoi Presidenti, në këto momente të rënda jemi së bashku me popullin mik të
Kosovës.
“Ju lutem përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën
tragjikisht, me urimet më të mira për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, përfundon
telegram ngushëllimi i Gjukanoviqit.