presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Koordinatorja e ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson i dërgoi telegram ngushëllimi Presidentes Osmani

Koordinatorja e ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit pas aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: 
“Shkëlqesia e Juaj Presidente Osmani,
Me pikëllimin dhe solidaritetin më të madh dëshiroj që në emrin tim personal dhe në emër të kolegëve të UNKT-së (EKKB), të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre lidhur me aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci, dhe të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.
Ne jemi pranë popullit të Kosovës në trishtim dhe pikëllim”. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.