Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Enver Zymberi në dhjetë vjetorin e rënies.
Presidentja Osmani ka thënë se ai ra në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, ndaj përkulemi para veprës së tij.
Në vijim gjeni të plotë dedikimin e Presidentes Osmani:
Sot u bë një dekadë nga rënia në krye të detyrës e heroit Enver Zymberi, në veri të vendit.
Ai ra në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, ndaj përkulemi para veprës së tij.
Enver Zymberi është shembull i profesionistit që ra në mbrojtje themeleve të shtetit. Kujtimi për veprën e Enverit do të mbetet i paharruar, siç do të mbetet e përjetshme Kosova!