Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, i cili i zhvilloi punimet nga 10-13 qershor në Londër.
Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, si samiti më i madh ndërkombëtar i mbajtur ndonjëherë për këtë çështje, u organizua nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, z. William Hague dhe Përfaqësuesja Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët znj. Angelina Jolie.Në Samit mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përfaqësues nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.Gjatë ditës së djeshme, Presidentja Jahjaga iu drejtua Samitit me një fjalim, i cili u mirëprit nga të pranishmit.Në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit ishte i pranishëm edhe sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.