DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga dënon vrasjen e kandidatit për deputet Elvis Pista

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënon vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme, Elvis Pista.

Presidentja Jahjaga në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj.Presidentja Jahjaga thekson se aktet e këtilla cenojnë rendin dhe sundimin e ligjit.Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.