DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave

Përshëndetje të gjithave, Ështëkënaqësi e madhe që të jem sot këtu, në mesin tuaj, së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një mike e madhe e Kosovës, por edhe njëlobuese e fuqishme përtë drejtat e grave në përgjithësi, por veçanërisht në fushën e edukimit të vajzave dhe ofrimit të mundësive të mëdha.

Është kënaqësi e madhe që sot jam këtu në mesin tuaj që të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, që është një ditë që e përçon mesazhin e ofrimit të mundësive të barabarta, veçanërisht në edukim dhe shkollim për të gjitha vajzat në tërë botën. Ne si shoqëri kohëve të fundit kemi dëshmuar edhe me iniciativat e shumta që kemi arritur, si shtet dhe si institucione, që të kontribuojmë në avancimin e rolit të gruas në përgjithësi dhe veçanërisht në avancimin e rolit të vajzave.Ofrimi i mundësive të barabarta të vajzave dhe të djemve, duke filluar nga familja, pastaj në shkollë dhe në jetën e përditshme, tregon shkallën e zhvillimit të shoqërisë. Iniciativat e tilla, siçështë kjo e sotme, e cila është përkrahur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga fondacioni i USAID-it, janëdëshmia më e mirë në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës për iniciativat tona të mëtutjeshme, në avancimin e reformave të mëtutjeshme në fushën e arsimit dhe edukimit, në promovimin e mëtutjeshëm të rolit të vajzave sot, dhe të gruas nesër. Unë them gjithmonë se të investosh në vajzën, të investosh në grua, investim që fillon nga familja, është investimi më i mirë që i bëhet një shoqërie dhe një shteti, sepse nga sot, nga këtu, merren bazat e para për të cilat ju do të jeni kontribuueset më të mëdha në shoqërinë tonë dhe në shtetin tonë. Të investosh nëpesëdhjetë përqind të shoqërisë, sepse mos të harrojmë se gruaja përfaqësonpesëdhjetëpërqindëshin e shoqërisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë,është investimi më i mençur, sepse kjo çon drejt zhvillimit të një shoqërie dhe drejt zhvillimit të një shteti,është mesazhi më i mirë që jepet ndaj varfërisë, është mesazhi më i mirë që jepet ndaj martesave të hershme dhe ndaj dhunës në familje, sepse këtu merren ato bazat kryesore. Unë sot, në secilën tavolinë, si në“Shkencën”, si në“LegoRobotin” si në“Alice”, në të gjitha projektet e tjera, e pash një potencial të jashtëzakonshëm.Besoj  se do t’ju shoh si shkencëtare të ardhshme në këto fusha që u prezantuat sot. Ju jeni e ardhmja e vendit tonë dhe nëgjithsecilën prej jush, shoh jo vetëm kontribuuese të mëdha nëshoqëri, por ju shoh edhe si lidere të ardhshme të shtetit tonë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.