presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ekipin vlerësues nga NDI

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim ekipin vlerësues nga NDI të përbërë nga Meryl Frank, ish ambasadore e SHBA-ve në Komisionin e Kombeve të Bashkuara mbi Statusin e Grave, Laura Nichols, drejtoreshë e NDI-së në Jemen dhe Alexander Chavarría, drejtor i NDI-së në Kosovë ku biseduan lidhur me pjesëmarrjen e gruas në procesin zgjedhor dhe rëndësinë e avancimit të pjesëmarrjes së gruas në politikë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që NDI ka luajtur në vazhdimësi për fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë me theks në përfshirjen e saj në politikë dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe atë qendror.Presidentja Jahjaga tha se përfshirja e gruas në nivelet më të larta vendimmarrëse është e nevojshme dhe po aq është e domosdoshme edhe përfshirja e saj në çdo segment të jetës për të shtyrë përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe për të ndërtuar një shtet të zhvilluar. Përfaqësuesit e NDI theksuan se përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në fuqizimin e rolit të gruas, Presidentja Jahjaga shërben si shembull inspirimi për vajza dhe gra jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. Ata rikonfirmuan përkushtimin e NDI-së për të mbështetur fuqizimin e grave në politikë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.