presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga me rastin e pritjes së organizuar nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut

Gjykata Kushtetuese është ndër institucionet më të rëndësishme të shtetit tonë, që jetëson parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të ndërtuara mbi premtimin se Kosova duhet të jetë shtet i lirë, demokratik, ku sundon ligji dhe rendi. Parime kushtetuese që i bëjnë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim dhe ku të drejtat e njeriut janë bazament i shtetësisë.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,I nderuar ministër Kuçi,I nderuar zoti Zbogar,Ambasador Delawie,E nderuara Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,Të nderuar Gjykatës së Gjykatës Kushtetuese,Zonja dhe zotërinj,Gjykata Kushtetuese është ndër institucionet më të rëndësishme të shtetit tonë, që jetëson parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të ndërtuara mbi premtimin se Kosova duhet të jetë shtet i lirë, demokratik, ku sundon ligji dhe rendi. Parime kushtetuese që i bëjnë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim dhe ku të drejtat e njeriut janë bazament i shtetësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më sublim, i cili ngërthen tërë sakrificën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra që punuan e u flijuan që ne sot të jemi zotë të vetes. Prandaj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetësohet nga të gjithë ne, dhe garante e kësaj përpjekje për ta respektuar do të jetë Gjykata Kushtetuese. Ne po e ndërtojmë shtetin ku demokracia, pluralizmi, gjithëpërfshirja dhe barazia e qytetarëve pa dallim etnie apo feje, pa dallim gjinie apo orientimi seksual, nuk na ndan, por na bënë më të fortë.Në këto vite të para të shtetësisë tonë, në raste të caktuara, kemi parë se Kushtetuta jonë është e miratuar, por e pa provuar. Kjo Gjykatë ka vërtetuar se në momente kritike për drejtimin e vendit tonë diskutimi duhet të bëhet brenda kuadrit kushtetues dhe brenda institucioneve të vendit. Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë ta ruajë vendimmarrjen e pavarur dhe objektive. Pakënaqësitë politike dhe juridike shprehen përmes mekanizmave institucionalë, sepse ky diskutim do ta forcojë shtetësinë e Kosovës dhe do t’i garantojë parimet demokratike. Ky përkushtim i yni që të adresojmë dhe të zgjidhim problemet në kuadrin kushtetues dhe përmes institucioneve, ka bërë që Kosova sot të jetë anëtare e Komisionit të Venedikut dhe në rrugë të sigurt për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ne duhet të punojmë së bashku që të reflektojmë praktikat më të mira në interpretimin kushtetues, por e kemi obligim që gjithashtu të ndajmë praktikat tona në mbrojtje të Kushtetutshmërisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.