DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALA E PRESIDENTIT SEJDIU, NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PROF. LATIF BERISHËS DHE AGIM HAJRIZIT

“Të nderuar familjarë të profesor Latif Berishës,
Të nderuar familjarë të z. Agim Hajrizit,
Të nderuar kryetarë komunash,
Përfaqësues të pushtetit qendror e lokal,
Zonja dhe zotërinj,

“Dhjetë vjet më parë, Aleanca Veriatlantike nisi fushatën ajrore kundër makinerisë ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, e cila po i vazhdonte me ritëm të lartë krimet sistematike kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë në Kosovë. Të pafuqishëm për t?u përballur me superioritetin luftarak të NATO-s, forcat serbe përshkallëzuan aktet çnjerëzore kundër qytetarëve të Kosovës, duke mos i kursyer madje as fëmijët, gratë dhe pleqtë duarthatë.
Nga 24 marsi deri më 12 qershor, kur zyrtarisht pranoi kapitullimin e saj në Kosovë, Serbia kreu të gjitha Fatkeqësisht, të paktën deri më sot, asnjë burrështetas i Serbisë, madje as ndokush nga këta që po vetëcilësohen si demokratë e properëndimorë, e lëre me ata që i nxitën dhe i kryen gjithë ato krime të turpshme, nuk denjoi të merrte guximin për t?i kërkuar falje popullit të Kosovës për gjenocidin e hapur që bënë ndaj nesh. Ky akt, sado që nuk do ta shuante dot dhembjen e përgjithshme që ndjejmë për njerëzit që kemi humbur, si dhe për ata dy mijë qytetarë të zhdukur, të cilët Serbia ende nuk gjen forcë të na i dorëzojë, ndoshta do ta lehtësonte sadopak udhën e krijimit të një fryme të re në marrëdhëniet tona ndërshtetërore si dy vende të pavarura e sovrane.
Republika e Kosovës ka dhënë dëshmi të bollshme se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët e saj për ndërtimin e një të ardhmeje prosperuese për të gjithë rajonin, por ajo nuk është e gatshme të heqë dorë për asnjë çmim nga mbrojtja e interesave të saj shtetërore e nacionale, nga integriteti territorial dhe nga sovraniteti shtetëror. Kosova është vend demokratik dhe i pavarur dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, edhe ata që ende mendojnë se mund ta përmbysin rrjedhën e historisë dhe ta ndalojnë procesin e pakthyeshëm të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.
Qytetarë të dashur të Mitrovicës dhe të Republikës së Kosovës,
Ne jemi mbledhur sot, këtu në Mitrovicë, për t?i përkujtuar e për t?i nderuar veprimtarët e shquar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, profesor Latif Berisha dhe z. Agim Hajrizi, të cilët u vranë, si sot dhjetë vjet më parë, në pragun e shtëpisë së tyre, nga forcat e një regjimi të kriminalizuar në të gjithë hierarkinë e vet shtetërore.
Latif Berisha ishte poet, profesor, studiues e veprimtar i dalluar politik. Shëmbëlltyra e tij rrezatonte urtësi të veçantë, e cila reflektohej në frymën e mirëkuptimit, të afrisë dhe të bashkëpunimit kudo që vepronte ai, qoftë në jetën kulturore, qoftë në atë politike e shoqërore. Me një fjalë, profesor Latif Berisha ishte shembull i njeriut të urtë e të qetë, shembull i veçantë në vepër e në jetë.
Përveç në veprimtarinë krijuese e politike, ai dha rezultate konkrete edhe në fushë të arsimit shqip në Kosovë, sidomos në arsimin universitar, ku i kaloi çastet më kulmore të jetës së tij krijuese e profesionale.
Fat të njëjtë me bashkëveprimtarin e tij, profesor Latif Berishën, pati edhe Agim Hajrizi. Edhe ai u shua në ditën kur po agonte shkëndija e lirisë së Kosovës, më 24 mars 1999. Agim Hajrizi ka qenë kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një kohë kur edhe veprimtaria sindikale, njësoj si çdo veprimtari tjetër, ishte tepër e rrezikshme. Pikërisht për shkak të kësaj veprimtarie të palodhshme qytetare e kombëtare, ai u ekzekutua bashkë me nënën dhe të birin e tij, Ilirin. Kështu, një tragjedi tjetër, në lumin e pafund të tragjedive që po përjetonte përditë populli ynë, iu shtua Mitrovicës e Kosovës. Një dramë tjetër tmerri nga ato që mund dhe dinë t?i bëjnë vetëm forcat më të errëta të shoqërisë njerëzore, të cilat, atë kohë, nxiteshin dhe dirigjoheshin drejtpërdrejt nga kreu shtetëror serb.
Për fat të keq, dhjetë vjet pas atyre ngjarjeve të rënda, Mitrovica dhe pjesa veriore e vendit tonë ballafaqohet me struktura që mbjellin krim ekonomik dhe politik, me qëllimin e vetëm që ta mbajnë këtë pjesë në gjendje kaotike dhe të proklamojnë pastaj se Kosova nuk është vend stabil dhe nuk mund të qëndrojë më vete si shtet i pavarur e sovran. Por, për këto struktura dhe për ata që qëndrojnë pas tyre, ne e kemi përgjigjen e përhershme: Republika e Kosovës është vend i pavarur dhe demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, e përkushtuar fuqishëm për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe për integrim sa më të shpejtë në botën e vlerave të qytetërimit evroperëndimor. Prandaj, ata që nxisin dhunë dhe anarki nuk do t?ia dalin të na zmbrapsin në këtë udhë të shenjtë, ashtu siç nuk ia dolën dhjetë vjet më parë të na zhbëjnë nga faqja e dheut ata që bënin thirrje për të na hedhur të gjithëve në ujërat e Adriatikut.
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj akademie përkujtimore,
Sot, unë kam nderin e veçantë që familjarëve të profesor Latif Berishës dhe z. Agim Hajrizit t?ua jap ?Medaljet e Pavarësisë?, me të cilat Latif Berishën dhe Agim Hajrizin i kishte dekoruar Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Ftoj familjarët t?i marrin medaljet dhe mirënjohjet si shenjë e nderimit dhe e përkujtimit të përhershëm institucional që Republika e Kosovës u bën bijve të vet më të mirë, të cilët jetuan, punuan dhe u sakrifikuan për atdheun e tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site.