presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga në ceremoninë e Diplomimit të AUK

Kjo ёshtё dita juaj më e rëndësishme kur po e përmbyllni një kapitull të jetës suaj, që ju mundëson të hapni dyer përpara dhe të shfrytëzoni shanse të mëdha. Idealet të cilat ju sollën deri këtu, puna e palodhshme, netët pa gjumë të këtyre katër viteve në Universitet, tani do të mund t’i shndërroni në vepra konkrete që do t’ju bëjnë krenarë juve, familjet dhe vendin tonë.

I nderuari President Hall,  Të dashur prindër që gjithsesi jeni krenarë për suksesin e fëmijëve tuaj që sot po diplomojnë,  Zonja dhe Zotërinj, Të dashurit e mijë  të sapo diplomuar — Urime!   Kjo ёshtё dita juaj më e rëndësishme kur po e përmbyllni një kapitull të jetës suaj, që ju mundëson të hapni dyer përpara  dhe të shfrytëzoni  shanse të mëdha. Idealet të cilat ju sollën deri këtu, puna e palodhshme, netët pa gjumë të këtyre katër viteve në Universitet, tani do të mund t’i shndërroni në vepra konkrete që do t’ju bëjnë krenarë juve, familjet dhe vendin tonë.  Deri sa jam  këtu para jush, po shoh sa shumë kemi ecur para. Ju sot nuk dalloni aspak nga kolegët tuaj në Amerikë apo kudoqoftë në Evropë. Jeni pjesë e komunitetit global, të etur për dije, të gatshëm të kontribuoni në ndërtimin e një bote më të sigurt dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme.Kjo ditë kur ju po diplomoni është e pakrahasueshme me ditën kur diplomova unë dhe kolegët e mi, apo kur prindërit tuaj i kryen studimet universitare. Po kujtoj ditët në shkollë të gjeneratës sime, vullnetin për dije që ndanim me kolegët e mi në një kohë të rëndë me mundёsitё e pakta e të kufizuara dhunshëm për t’u zhvilluar më tej. Në një të kaluar jo të largët mësimi në shkollat shtëpi ishte mënyrë e  rezistencës, ndërsa tash shkollën e shohim si mjet për të siguruar qëndrueshmërinë tonë si shtet.  Nё vitin 1999, nё kampin për refugjatë të Stankovecit, njëra ndër tendat e para qё u ngrit u shndërrua në shkollë. Kjo dëshmoi edhe një herë përcaktimin tonё pёr tё mos u ndalur përpara asgjëje dhe përpara askujt, nё mbrojtje tё identitetit tonё dhe në ndjekje të dijes. Ky përkushtim ndaj dijes,  respektit për shkollën e njeriun e arsimuar na ka ndjekur gjithmonë. Krahas dallimeve, në aspektin e idealeve, këto dy periudha që po i krahasoj nuk janë aq të largëta, sepse ato i karakterizon një gjë e përbashkët: shpresa, dëshira dhe përkushtimi për të përparuar dhe për të vendosur vet për fatin tonë.  Por ky stad i zhvillimit dhe ky përvetësim i vlerave më sublime që na bëjnë krenarë për shoqërinë tonë duhet të çohet tutje, sepse ne duhet të ndërtojmë përgjegjësinë individuale dhe kolektive për ta forcuar Kosovën.  Për të ndërtuar një vizion të ri për vendin dhe për ta bërë atë më të mirë dhe më të dashur për të gjithë.   Të dashur studentë, Të gjithë po punojmë tё ndёrtojmё njё tё ardhme mё tё mirё pёr Kosovën, një Kosovë ndryshe prej asaj në të cilën jetuam, ku secilit qytetar, pavarësisht prejardhjes etnike, fetare apo racore i jepet mundësia të dëshmojë talentin dhe punën e palodhshme. Ju sot radhiteni në mesin e eruditëve, me mundësi që të korrni sukseset e investimit tuaj dhe të prindërve tuaj. Por, ajo që ju mveshet me këtë diplomë, është petku i përgjegjësisë që vizionin dhe premtimin për ndërtimin e njё tё ardhmeje mё tё sigurt për ata qё vijnё pas nesh, ta jetësoni. Përgjegjësia juaj është që të jeni qytetarë aktivë dhe ndërmarrës inovativë. Të jeni pjesë e debatit për drejtimin që merr vendi ynë dhe të pasuroni diskursin publik. Të dëgjoheni dhe të dëgjoni. Të argumentoni dhe të kritikoni hapur e zëshëm, të kërkoni përgjegjësi. Të punoni bashkë. Të siguroheni që vlerat tona shoqërore do të avancojnë. Por, para së gjithash, të jeni konstruktiv dhe të besoni në forcën tuaj për ndryshim, për përmirësim të mjedisit ku jetoni. Me të drejtë presim qё energjia transformuese, parimet etike dhe përkushtimi për t’i shërbyer vendit tuaj dhe të mirës së përgjithshme qё e keni mësuar gjatё kёtyre 4 viteve, t’ju udhёheq edhe nё hapat e mëtejmё tё jetёs tuaj. Vazhdoni tё jeni tё guximshёm. Sfidat dhe vёshtirёsitё kthejini nё vullnet, mos lejoni asgjё dhe askё t’ju bёj tё dyshoni nё ёndrrёn dhe në qëllimin tuaj. Dёshiroj tё ndajë me ju, tё dashur studentё, thënien e njё gruaje tё fuqishme, Presidentes sё parё femёr nё kontinentin e Afrikёs, znj. Ellen Johnson Sirleaf (Sёrllif), e cila ka thёnё: “Për t’i arritur ëndrrat tuaja, ato duhet tё jenё mё tё mёdha se sa mundësitё tuaja të momentit. Nёse ëndrrat nuk ju trembin, atёherё ato nuk janë magjepse.”  (The size of your dreams must always exceed your current capacity to achieve them. If your dreams do not scare you, they are not big enough).  E di qё keni pritje tё larta nga shoqëria jonё, e di qё nё shumё raste idealizmi juaj ka gjasa të thehet prej realitetit dhe pasigurisë në të cilën jetojmë si komunitet global. Por e di gjithashtu qё realiteti mund tё ndryshohet, duke mbajtё lart idealet, duke besuar nё fuqinё e veprimit dhe ndryshimit.  Natyrisht, ndryshimet nisin nga ju. Dhe ju do ta mbani mend pёrgjithmonё kёtё ditё sepse përmbushёt premtimin e dhёnё ndaj vetes dhe familjes tuaj.  Sot unё dua t’ju inkurajoj qё listës suaj t’i shtoni edhe njё premtim: tё jemi zot tё sё ardhmes sonë tё pёrbashkёt.  Punoni me njёri tjetrin, ndёrtoni komunitete tё shёndosha. Zhvilloni virtytet e urtёsisё, kurajos dhe drejtёsisё pёr tё gjithё. Nё kёtё mjedis lindin liderёt tё cilёt kanё aftёsi dhe guxim t’i rrёfejnё tё vёrtetat. Nuk dua t’ju mbajё mё gjatё, jam e sigurt qё mezi po prisni tё merrni diplomat tuaja, dhe tё filloni kremtёn. Por, tani derisa po mbani kokën lart, dua t’ju lё me njё mesazh qё ta merrni me vete kur tё ikni sot.  Besoni në vetvete dhe nё fuqinё tuaj. E ardhmja është në duart tuaja! Ndërtojeni!  Urime!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.