presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALA E PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZONJËS ATIFETE JAHJAGA, NË UNICEF

Familja është bërthama themelore e shoqërisë që në vendin tonë luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm. Familja është bartëse e proceseve në jetën e fëmijës dhe nëse duam të kemi një shoqëri të fortë duhet të kemi fëmijë të shëndoshë, që do të rriten e zhvillohen normalisht.

Të nderuar pjesëmarrës, Ne gjithherë gjatë historisë si shoqëri i kemi dhënë një përparësi zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve, duke pasur përherë parasysh se ata janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Dhe vetëm mbi kujdesin ndaj fëmijëve ndërtohet shoqëria e shëndoshë e cila e ka perspektivën e garantuar. Secili brez  ka vizion për fëmijët dhe zhvillimin e tyre, me synimin për të investuar në ta duke investuar kështu ne një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur. Ne sot jemi përgjegjës për zhvillim më të hovshëm të fëmijëve tanë qe prej ditëve te para, duke i kushtuar një rëndësi dhe duke ju dhënë një mbështetje të veçantë emancipimit të prindërve dhe gjithë atyre që përkujdesen për zhvillimin dhe edukimin  e fëmijëve.  Familja është bërthama themelore e shoqërisë që në vendin tonë luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm. Familja është bartëse e proceseve në jetën e fëmijës dhe nëse duam të kemi një shoqëri të fortë duhet të kemi fëmijë të shëndoshë, që do të rriten e zhvillohen normalisht. Ne jemi një vend në zhvillim me nevoja të mëdha që shtrihen në fusha të ndryshme dhe që ndërlidhen fuqishëm me njëra tjetrën. Ndryshimet që po i bëjmë në shoqërinë tonë duan kohë, por ne duam të ecim më shpejt për hir të fëmijëve tanë dhe për hir të së ardhmes së tyre. Duam ndryshime më të shpejta në zhvillimin e sistemit të shëndetësisë, posaçërisht të përkujdesjes ndaj fëmijëve, që prej fëmijërisë së hershme. Angazhimi ynë duhet të jetë i drejtpërdrejt. Duke investuar në prindër do të investojmë në fëmijë, dhe duke investuar në fëmijë do të ndryshojmë të tashmen tonë për ta ndërtuar të ardhmen tonë. Do të garantojmë zhvillim më të madh të sistemit të edukimit që nga sistemi parashkollor e deri në atë universitar duke pasur kështu edhe një zhvillim më të hovshëm ekonomik për të gjithë Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, duke siguruar më shumë punë për ta ngritur vendin në një shkallë më të lartë të zhvillimit, duke e ndihmuar fillimisht përkujdesjen për fëmijët tanë që prej fëmijërisë së hershme.      Ne jemi një vend në tranzicion që po zhvillohemi të ndërlidhur me shkallën e zhvillimit të vendeve tjera, jemi shtet i ndërtuar në parimin qytetar dhe zhvillimi ynë, i të gjithë neve, Qytetarëve të barabartë të Kosovës, është i njëkohshëm dhe pa dallime.  Thash pa dallim, duke menduar këtu edhe në përkatësinë etnike por edhe shtrirjen gjeografike. Pa dallime ndërmjet zonave të ndryshme në vend, por një barabarësi dhe mundësi të njëjtë për të gjithë qytetarët e vendit, për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Ne mësojmë dhe punojmë së bashku duke pasur besim në njëri tjetrin.Sot dhe gjithmonë do të punojmë për të krijuar mundësi më të mira për fëmijët tanë duke e ditur se e ardhmja ju takon atyre që investojnë në edukim, arsimim dhe përkujdesje. Fëmijët janë pasuria jonë më e vlefshme, me të cilën dalim para Evropës. Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.