Republika e Kosovës sot, ka shënuar një faqe të rëndësishme të historisë së saj me heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe ky është gjithsesi një sukses i yni i përbashkët, i popullit të Kosovës i udhëheqjes së saj, dhe i ndihmës dhe i përkrahjes të bashkësisë ndërkombëtare dhe të punës së Misioneve Ndërkombëtare këtu ne Kosovë.
I nderuar kryeparlamentar Krasniqi,I nderuar kryeministër Thaçi,I nderuar z. Fylle,Të nderuar miq të Republikës së Kosovës, President Ahtisaari, ambasador Ischinger, Ambasador Wizner,Të nderuar Përfaqësues të Grupit Drejtues Ndërkombëtar,Të nderuar ambasador dhe përfaqësues të misioneve Diplomatike në Kosovë,Të nderuar Zv. Kryeministra dhe Ministra,Të nderuar liderë të partive politikeTë nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Republika e Kosovës sot, ka shënuar një faqe të rëndësishme të historisë së saj me heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe ky është gjithsesi një sukses i yni i përbashkët, i popullit të Kosovës i udhëheqjes së saj, dhe i ndihmës dhe i përkrahjes të bashkësisë ndërkombëtare dhe të punës së Misioneve Ndërkombëtare këtu ne Kosovë. Ne po vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin tonë, një shtet demokratik të të gjithë qytetarëve, shtet të fqinjësisë së mirë, me miq të fuqishëm ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, me vizion të qartë për të ardhmen. Po forcojmë themelet e shtetit të bazuar në rend dhe sundim të ligjit, parime këto qe janë bazë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të shëndoshë për t’i ofruar qytetarit tonë një jetë tësigurt dhe me perspektivë. Rruga jonë përpara sot është e qartë. Të gjithë Ne – Qytetarët e Republikës së Kosovës – e shohim të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian dhe jemi të përkushtuar që këtë synim ta jetësojmë. E ardhmja e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është në këtë vizion dhe në bashkëpunimin ndërmjet popujve dhe vendeve. Marrëdhëniet e ndërsjella do ta përcaktojnë edhe hapin tonë në procesin e integrimeve dhe zgjidhjet do të gjenden vetëm nëpërmes dialogut mes nesh. Në mes të barabartëve dhe të sinqertëve, mes partnerëve. Ky është shekull i integrimeve dhe jo i ndarjeve dhe shekull i shtrirjes së dorës dhe jo urrejtjes. Kosova është atdhe i të gjithë neve, Qytetarëve të saj, kudo, në cilëndo pjesë të saj, në çdo cep të vendit. Tani është koha për të thelluar reformat tona për hir tonin dhe të fëmijëve tanë. Për të forcuar sistemin e vlerave të një shteti të fortë e të qëndrueshëm. Tani është koha për të dëshmuar se jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, për vlerat tona historike, kulturore e fetare. Për të treguar se Kosova është vend i mundësive të barabarta për secilin qytetar të saj. Për të garantuar një jetë të përbashkët në shtetin e përbashkët dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për çështjet tona të brendshme. Me marrjen e kompetencave të plota me përgjegjësitë shtesë kushtetuese dhe ligjore ne i realizojmë aspiratat tona historike, i realizojmë njëkohësisht të drejtat individuale dhe të komuniteteve e ndërtojmë shtetin modern shumëkombësh gjithëpërfshirës e demokratik. Në periudhën e ardhshme do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, në reformat në arsim, në shëndetësi, në administratën publike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke u bërë vend i rendit dhe i sundimit të ligjit. Republika e Kosovës do ta përmbyllë me sukses procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike duke u bërë vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s, duke u bërë pjesë dhe duke i marrë përgjegjësitë në të gjitha çështjet rajonale dhe globale si subjekt ndërkombëtar. Të ardhmen e kemi në duart tona. Do ta ndërtojmë sipas standardeve më të larta demokratike, duke qenë të përkushtuar, të vendosur dhe unik dhe duke pasur përkrahjen e miqve ndërkombëtar! Në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj ju falënderoj dhe shpreh respektin e veçantë për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset e shtetit tonë. Falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian, shtetet fqinje, misionin e NATO-s KFOR-in, EULEX-in, UNMIK-un, OSBE-në, Komisionin Evropian, falënderoj gjithsecilin që ka dhënë kontribuar për Kosovën të jetë ajo që është sot, një projekt i suksesit të Përbashkët. Ju dëshiroj darkë të këndshme,Gëzuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja,Për prosperitetin e vendeve,Gëzuar në këtë ditë historike,Gëzuar për këtë sukses të gjithë neve.