presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga në shënimin e 25-vjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve në Kosovë

Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot në Prishtinë u organizua akademi përkujtimore, në shënim të 25-vjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve në Kosovë.

Në fjalën e mbajtur në këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Të nderuar ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Të nderuar akademikë dhe profesorë,
Të nderuar udhëheqës të bashkësive fetare,
I nderuari President Sejdiu,
Të nderuar përfaqësues të familjes Çeta, Cana, Kelmendi,
Të nderuar ideatorë dhe bartës tëLëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve
Të nderuar pjesëmarrës.

Këtë vit shënojmë25 vjetorin e Lëvizjes gjithëpopullore për faljen e Gjaqeve në Kosovë, duke e kujtuar si një ngjarje madhore nga historia e ndritshme e kombit tonë, një lëvizje shumë përparimtare e largpamëse, e nisur si apel që në grevën e minatorëve të Trepçës, të përqafuar e iniciuar nga riniae Raushiqitdhe e gjithë Kosovës, rinia studentore dhe intelektualët, profesorët e universitetit, shkencëtarët e shkrimtarët.Kjo lëvizje ishte si njëpararojë e ndërgjegjes kombëtare për liri pavarësi dhe demokraci, si një bashkim, si një pajtim, si një parakusht në organizimin dhe në unitetin përpara vendimeve të mëdha që duhet të ndërmerrnim për të dalë fitues përpara sfidave të shekullit që na prisnin si komb dhe si shoqëri dhe që kishin të bëjnë me fatin e të ekzistencës tonë.

Të kujtojmë këtu që në fillim, Nurije Zekën dhe Anton Qetën, dy simbolet e kësaj lëvizjeje në plejadën e shumë veprimtarëve, disa prej të cilëve jemi të nderuar që sot i kemi këtu, Myrveten, Marjanin, Rizën dhe shumë e shumë të tjerë,qëpalodhshëm shkuan shtëpi më shtëpi shëruar një plagë shumëshekullore që ka shkaktuar shumë dhimbje, që ka veshur në të zeza nënat dhe motra, duke zhdukur familje e fshatra, një plagë shekullore që ka mbyllur në kulla fëmijët dhe burrat, duke mbyllur jetën dhe përparimin e familjeve të popullit tonë. Dua të kujtoj dhe të nderojmë këtu edhe të ata intelektualë të Kosovës, që i dhanë fuqi kësaj lëvizjeve, Mark Krasniqin, ZekeriaCanën, Bajram Kelmendin, Bardhyl Çaushin, Latif Berishën, Agim Hajrizin e shumë e shumë të tjerë. Gjithë ata që i qëndruan pranë dhe e drejtuan me forcën e shpirtit e të mendjes këtë lëvizje.

Të nderuar të pranishëm,

Gjakmarrja mbetet një e kaluar e hidhur që njëherë e përgjithmonë ështëlënë prapa në histori,duke ihapur rrugë kështuvlerave të civilizimit evropian, harmonisë, mirëkuptimit, nderimit dhe respektit për jetën, duke i valorizuar vlerat e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, duke i dhënë udhë rendit dhe sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të patjetërsueshme të njeriut, pa dallim.

Në një moment kthese në historinë e popullit të Kosovës dhe në kohën kur po nis një epokë e re për të gjithë rajonin e Ballkanit, që do të ndryshojë përmes vuajtjesh dhe dhimbjesh, një lëvizje e njerëzve të urtë të popullit, të mveshur me virtytet më të lartë njerëzore, që me përkushtim dhe me guxim  ndërmjetësuan në zgjidhjen e çështjeve, në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive, duke shtrirë dorën e faljes dhe të vëllazërimit.

Institucioni fisnik ipleqnarisë, të këtyre njerëzve të përkushtuar për të ardhmen e gjeneratave të tëra, me të cilën jam e mishnueshme, sepse është traditë edhe e të parëve të familjes sime.Nëmesin e qindra pleqnarëveqë jetën ia përkushtuan kësaj vepre fisnike dhe hyjnore për të vënë drejtësidhe për të gjetur zgjidhje që e mundësojnë ngadhënjimin e jetës, dhe përparimit mbiinjorancën më kohën kur nuk kishin shtet dhe në kohën kur shteti punonte kundër popullit.

Karvani i pajtimtarëve, të gjithë njerëz të sakrificës dhe të idealit përshkoi anembanë Kosovën, duke e përhapur fjalën e urtë dhe paqen, fjalën e faljes dhe të pajtimit, shtrirjen e dorës të mirëkuptimit dhe të vëllazërimit,ashtu siç kishte shkruarshkrimtari e atdhetari Adem Demaçi:”Jo atyne që janë trima që e ngrehin gishtin e krimit, po atyne që janë trima dhe shtrijnë dorën e pajtimit”.

Tubimet në të gjitha mjediset e vendit tonë,në të gjitha fshatrat dhe qytetet ishin masive, duke u shndërruar në simbol të përkushtimit dhe të rezistencës gjithëpopullore, nëkundërshtim tëokupimit dhe reprezaljeve të regjimit,duke treguar tolerancë, mirëkuptim dhe vëllazëri ndërmjet vete dhe të brumosur me dinjitet dhe me virtytin e faljes dhetë mbajtjes së fjalës dhe me dhënien e besës, në respektim tëkëtij institucioni karakteristik të tillë siçishte për popullin tonë.

LëvizjesGjithëpopullore përFaljen e Gjaqeve në Kosovë iu bashkuan jo vetëm rinia shkollore e studentore, e intelektualët, por kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe krerët e bashkësive fetare të Bashkësisë Islame dhe të Kishës Katolike, që si gjithherë gjatë historisë ishin me popullin dhe me synimet e tij liridashëse. Dua në veçanti të nderoj Dom Lush Gjergjin dhe imamin Xhevat Kryeziun.

Lëvizja për Pajtim, që kulmoi në maj të vitit 1990, te Verrat e Llukës, ku para më shumë se gjysmë milioni qytetarësh, u shtri dora e pajtimit, përmes faljeve mes familjeve të hasmëruara, hapi rrugën e ndryshimeve në shoqërinë e shtetin tonë të Kosovës dhe i bëri bashkë të gjithë në luftën për ndërtimin e një shteti të ri, një shteti më ndryshe, një shteti të së drejtës që ka për bazë Kushtetutën dhe ligjet e tij, që trajton në mënyrë të barabartë çdo qytetar të tij dhe që garanton lirinë e gjithsecilit.

Kjo nismë e pajtimit të gjaqeve vuri bazën e një lëvizjeje të përgjithshme, që çoi drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës, një shteti të ndërtuar me sakrificën e gjeneratave të tëra dhe me ndihmën pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të dashur miq,

Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore kam marrë vendim për të dekoruar Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve me Dekoratën Presidenciale për Pajtim “Anton Çeta”, për meritat e jashtëzakonshme për ndërtimin e paqes e të pajtimit midis nesh.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.