Kosova është vend ku kulturat, traditat e fetë janë gërshetuar përgjatë shumë shekujve dhe ku bashkëjetesa mes tyre ka qenë e vazhdon të jetë virtyt dhe vlerë e saj. Është vend i besimit në njeriun dhe i mirësisë mes njerëzve, vend i tolerancës dhe respektit fetar.
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,Të nderuar drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës,I nderuari Myfti Tërnava,Të nderuar përfaqësues të bashkësive të tjera fetare,Të nderuar pjesëmarrës, besimtarëQytetarë të nderuar, Kosova është vend ku kulturat, traditat e fetë janë gërshetuar përgjatë shumë shekujve dhe ku bashkëjetesa mes tyre ka qenë e vazhdon të jetë virtyt dhe vlerë e saj. Është vend i besimit në njeriun dhe i mirësisë mes njerëzve, vend i tolerancës dhe respektit fetar.Ky gërshetim vlerash fetare e kulturore i ka dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një vlerë më të madhe: atë të guximit të bashkëjetesës në diversitet dhe të punës së përbashkët drejt të ardhmes më të zhvilluar.Shteti ynë është shtet laik, i ndërtuar mbi parimin qytetar që garanton çdo të drejtë të secilit individ dhe komunitet, dhe lirinë fetare si një të drejtë demokratike. Është shtet multikulturor e multifetar, shtet gjithëpërfshirës, që respekton vullnetin e qytetarëve të tij dhe njëkohësisht vlerëson edhe përgjegjësitë dhe kontributin e secilit, për një jetë më të mirë dhe të lirë të çdo qytetari.Feja në Kosovë, sot është një promotor i paqes dhe urtësisë, i bashkëjetesës dhe solidaritetit mes njerëzve, është urë lidhëse mes të gjitha komuniteteve. Ajo mund të ndërtojë të sotmen e përbashkët, duke hapur rrugë të së ardhmes për shtetin tonë gjithëpërfshirës. Këto themele që sot po vihen, janë jo vetëm themele të një objekti të kultit, por më shumë se kaq: themele të një objekti që do të ndihmojë besimtarët në rrugën e tyre të fesë, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të nxënë dijen për fenë.Ju përgëzoj ju besimtarë për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie me urimin që devotshmëria juaj dhe solidariteti që tregoni ndaj njëri tjetrit të shpërblehet me gjetje të paqes shpirtërore.