presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala përmbyllëse e Presidentes Jahjaga në Samitin Ndërkombëtar të Gruas “Partneriteti për Paqe – Fuqizimi i Gruas”

Pas tre ditëve produktive të cilat i kaluam së bashku duke diskutuar disa nga çështjet më sfiduese të periudhës sonë, është koha që ta përmbyllim punën e këtij samiti, gjatë së cilit kemi pasur shkëmbime markante, diskutime frytdhënëse, informata unike; ne gratë, edhe njëherë, bashkuam zërat, të vendosura që të vazhdojmë angazhimin tonë drejt fuqizimit të grave.

Zonja dhe zotërinj,Pjesëmarrës të samitit,Të nderuar miq,Pas tre ditëve produktive të cilat i kaluam së bashku duke diskutuar disa nga  çështjet më sfiduese të periudhës sonë, është koha që ta përmbyllim punën e këtij samiti, gjatë së cilit kemi pasur shkëmbime markante, diskutime frytdhënëse, informata unike; ne gratë, edhe njëherë, bashkuam zërat, të vendosura që të vazhdojmë angazhimin tonë drejt fuqizimit të grave.Sepse është obligim i yni, që ne, udhëheqëset, të mbijetuarat, ekspertet dhe avokueset të ngrisim zërin dhe të bëhemi zëri i të gjitha grave në shoqëritë tona në mbarë botën, kudo ku të drejtat janë të mohuara.Ne kemi përcaktuar gjendjen se ku qëndrojmë si individë, si udhëheqës, si shoqëri dhe si regjion në çështjen e barazisë gjinore, që në thelb është çështje që tregon se sa komplete është demokracia.Në mënyrë të njëjtë se si  këto gra amerikane u mblodhën të bashkuara në fuqizimin e grave të mbarë botës. Ne, Gratë e Kosovës dhe të Evropës Juglindore u mblodhëm të bashkuara në vizionin tonë për gratë e të gjithë regjionit.U mblodhëm këtu në Prishtinë si lidere dhe eksperte, më të mirët dhe më mendjendriturit e regjionit dhe botës që të mësojmë nga njëri-tjetri, të zgjerojmë dijen tonë dhe vizionin tonë, të ndajmë përvojat dhe të transferojmë praktikat më të mira – me qëllim të përbashkët që t’i bëjmë shoqëritë tona më përmbledhëse dhe të përdorim njërin nga burimet më të çmueshme.Që ta bëjmë demokracinë tonë më kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse.Shumë nga ne kanë pasur mundësi dhe rruga ka qenë e hapur për ne, por shumë nga ne nuk e kanë pasur atë mundësi. Posaçërisht gratë të cilat nuk janë arsimuar, që nuk kanë burime financiare apo janë të nënshtruara dhe nuk kanë zë. Jemi bërë bashkë që t’ua zgjasim duart këtyre grave që të mund të zhvillohemi së bashku. E kemi arritur mundësinë që ta bëjmë këtë më ndihmën e USAID-it dhe NDI-së, dhe të gjithë juve, pjesëmarrësve të këtij samiti. Ju faleminderit!Siç e thashë në fillim të këtij samiti, është shpresa ime që do të arrijmë të ndërtojmë atë masë kritikë të nevojshme për një ndryshim kulture, të bazuar ne dedikim konkret dhe iniciativa të prekshme. Dhe kemi bërë një hap të mirë fillestar.Zonja dhe zotërinj,Secili panel dhe secili folës qendror në këtë samit kishte para vetes një detyrë unike- që në mënyrë të detajizuar të shqyrtojë pengesat që pengojnë gratë që ta zënë pozitën që me të drejtë i takon në shoqëri.I kemi elaboruar problemet që ndërlidhen me reprezentimin e padrejtë të grave në poste publike dhe udhëheqëse dhe disa nga ju ofruat të dhëna interesante rreth asaj se ku qëndron problemi, si për shembull, duke identifikuar se demokratizimi i partive politike është krucial për tejkalimin e kësaj pengese.Rreth çështjes së fuqizimit ekonomik, janë dhënë disa propozime praktike dhe kreative, të tilla si hapja e kopshteve/çerdheve në organizatat ku gratë punojnë, si metodë e mirë për mbajtjen e personelit dhe përthithjes së të talentuarve, që u prezantua këtu për diskutim.Kur diskutuam të drejtën në pronë, mësuam se nuk ka mungesë të legjislacionit po gratë nuk i shfrytëzojnë përparësitë në të cilat kanë të drejtë dhe nuk  shfrytëzojnë aktet ligjore të cilat i barazojnë me anëtarët e tjerë të shoqërisë.Nevoja që gratë të jenë shumë më proaktive dhe të marrin përgjegjësitë që t’i avancojnë të drejtat e tyre ishte temë e cila pothuajse u përsërit në të gjitha panelet, nga ai i sigurisë e deri tek ai për ekonomi. Ajo që vazhdimisht ka rrjedhur nga diskutimet tona,  është se për të arritur sukses në secilën fushë duhet të rrisim vetëdijen, dhe të kemi më shumë diskutime, jo vetëm në mes nesh por edhe me meshkujt gjithashtu.Por, më thelbësorja, mësuam se gratë duhet të ndërtojnë partneritete me bizneset dhe qeveritë, sepse këto partneritete do të mbeten trashëgimi për gjeneratat e ardhshme te grave.Pas këtyre gjurmëve që lanë diskutimet tona, Zonja dhe Zotërinj, dhe pas dëgjimit të të gjitha grupeve, ne i kemi identifikuar caqet në fushat drejt të cilave duam të ecim përpara. Për këtë, kam kënaqësinë të paraqes “Principet e Prishtinës”, një përmbledhje të udhërrëfyesve për hapat e ardhshëm të cilat duhet ti ndërmarrim si shoqëri në Kosovë, regjion dhe më gjerë në mënyrë që ti tejkalojmë pengesat e mbetura për fuqizimin e grave.Siç do ta shihni, këto principe janë themeli i shtëpisë të cilën po e ndërtojmë, dhe të gjitha gratë janë të ftuara të jetojnë aty.Ne shpresojmë se këto principe do të shërbejnë si gurthemel për një qasje transformative në tërë regjionin. Siç tha Jane Harman dje gjatë prezantimit të saj të punuar me kujdes – ne dëshirojmë ta përdorim këtë mundësi ta transformojmë regjionin tonë në një qendër ndryshimi, të iniciojmë zhvillime pozitive, të ngjashme me ato që rrodhën nga konferenca e grave në  Pekin para pothuajse dy dekadave.Kemi për qëllim që të veprojmë mbi këto principe duke ndërmarrë masa konkrete në fuqizimin e grave në sektorin ekonomik, sepse siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, fuqizimi ekonomik i grave është esencial për rritje ekonomike dhe që garanton qasje të grave në siguri, drejtësi dhe vendim marrje.Duke i fuqizuar gratë ekonomikisht, ne forcojmë familjet, shoqërinë dhe shtetin. E kemi konsideruar si çështje jetësore thyerjen e kurthit të varshmërisë  ekonomike duke përkrahur iniciativa që i mundësojnë gratë që të bëhen financiarisht të pavarura dhe t’u ofrojmë qasje në burime dhe mundësi ekonomike.Për këtë arsye, së bashku më zëvendëskryeministren dhe ministren për tregti dhe industri dhe me ndihmën e USAID-it, desha të njoftoj këtu, se si rezultat i këtij samiti, do të krijohet një Grup Themelues nga 7 anëtarë, të gjitha gra afariste, i cili grup do të identifikojnë deri në fund të vitit mandatin dhe strukturën e një organizate të re joqeveritare për fuqizimin e grave e cila do të udhëhiqet nga gratë kosovare për gratë Kosovare.Ky asociacion i ri do të jetë një njësi e pavarur juridike. Edhe pse do të jetë  autonome përballë institucioneve qeveritare, kjo organizatë do ta ketë përkrahjen time dhe të qeverisë. Qëllimi i këtij asociacioni të grave është që të krijojë mundësi për maksimalizimin e pjesëmarrjes së grave në ekonomi. Do të jetë një vend për gra, aktiv në secilin nivel të aktivitetit komercial dhe ndërmarrjeve, duke promovuar ndërmarrësinë në mes të grave, posaçërisht të grave të reja. Pas pak kohe do ta ftoj ministren për tregti dhe industri, Zonjën Mimoza Kusari-Lila që t’i ndajë detajet e kësaj iniciative me ju.Të nderuar miq,Siç e konfirmoi edhe ky samit, tani e kemi arritur fuqinë e duhur. Fuqinë që rrëmbyeshëm të vazhdojmë përpara krah për krah me solidaritet dhe vizion. Ajo që është thelbësorë në mbajtjen e nivelit të kësaj fuqie është krijimi i rrjeteve tona dhe shkëmbimi i ideve në mes nesh.Ne duhet të ndërtojmë dhe mbajmë rrjetet e vjetra dhe të ndërtojmë të reja.Ne duhet t’i mentorojmë gratë në biznes dhe qeveri.Ne duhet të qëndrojmë të bashkuara.Gjeni dikë që ka nevojë për mençurinë dhe udhërrëfim nga ju.Dhe fjala e fundit për ju, pjesëmarrës të dedikuar të këtij samiti:Gjatë këtyre tre ditëve të rëndësishme ju keni krijuar lidhje të reja dhe keni filluar miqësi të reja. Mos i humbni këto lidhje dhe bëni të pamundurën që këto lidhje t’i shndërroni në rrjete. Rrjete të fuqishme dhe kohezive që do ti’ japin formë të ardhmes suaj dhe të ardhmes së regjionit në tërësi.Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.