Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot vendim me të cilin ndërpritet mandati i z.Fadil Maloku, përfaqësues i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.
Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, paragrafi 5 pika (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në shkresat e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, me numër protokolli 728, ta datës 20 gusht 2013 dhe me nr. protokolli 743, të datës 3 shtator 2013.