Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e z. Nasuf Aliu, anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re.
Presidentja Jahjaga e mori vendimin duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 61 dhe 62 të Ligjit Nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke u bazuar në shkresën e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 4 shtator 2013, me nr. Protokolli 749.