presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës e vlerëson votimin në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë si një hap përpara drejt vendosjes së bazave për një marrëdhënieje paqësore ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura.

Marrëveshja ndihmon në stabilitetin dhe paqen në rajon dhe hap rrugën e integrimeve evropiane për të dyja shtetet. Ajo krijon bazën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit ne territorin e Republikës së Kosovës dhe hap perspektiven e qartë për qytetarët e komunitetit serb që jeton në komunat në veri të territorit të vendit për integrim në shoqërinë e Kosovës dhe institucionet e saj.Presidentja Jahjaga shpreh shqetësimin e saj me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe thekson se tendenca për të penguar funksionimin demokratik të institucioneve është shprehje e papranueshme e pakënaqësisë politike.Kuvendi i Kosovës si organ legjislativ i zgjedhur me votën e popullit nuk duhet të pengohet në punën e tij dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.