DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon sulmin ndaj ambasadores së SHBA-së, Tracey Ann Jacobson

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga dënon ashpër sulmin mbi ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson gjatë protestës së Lëvizjes Vetëvendosje të organizuar në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga thekson se diplomatet e akredituar në Kosovë përfaqësojnë shtetet respektive të tyre dhe çdo sulm mbi ta është edhe sulm mbi shtetet e tyre.

Presidentja Jahjaga konsideron se sulmi dhe pengimi i ambasadores Jacobson është një akt i paprecedent, krejtësisht i papranueshëm dhe plotësisht në kundërshtim me parimet dhe vlerat e shoqërisë së Kosovës dhe shtetit të cilin po e ndërtojmë me përkrahjen e tyre.

Sulmi mbi diplomatet e huaj dhe pengimi i tyre është shkelje e rëndë e parimit të demokracisë dhe e ligjit. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme dhe e turpshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.